1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Kosova në radhë të parë çështje evropiane"

Athina, ndonëse për herë të parë e radhit veten publikisht ndër vendet me rezerva ndaj pavarësisë së Kosovës, e vlerëson legjitim misionin civil evropian në Kosovë, pa vendim të ri të Këshillit të Sigurimit.

default

Pamje nga Athina

Greqia bashkohet me konsideraten e aleatëve të saj evropianë për legjitimitetin e dërgimit të misionit civil evropian në Kosovë, që do të zevendësojë UNMIK-un në konjukturën më të vështirë të vendosjes së statusit dhe do të mishërojë në praktikë atë që thuhet se "Kosova është në radhë të parë çështje evropiane".


“Në qarqet juridike dhe politike evropiane, ku aktualisht bëhen shumë diskutime për menaxhimin e situatës në Kosovë, gjykohet se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është e mjaftueshme për ndërmarrjen e një misioni të tillë” deklaroi një burim i lartë i ministrisë së jashtme greke duke e konsideruar të vetëkuptueshme gatishmerinë e Greqisë për tu përfshirë në të.

“Kosova rol qendror për stabilitetin në Ballkan”

Duke e parë Kosovën si një nga prioritetet bazë të kursit të saj rajonal, Athina nuk rresht të paralajmërojë se akoma dhe mbajtja pezull e konfliktit të saj me Shkupin për emrin e rendon situatën. Por më shumë se një lloj “presioni diplomatik” për përfitime kombëtare, kemi të bëjmë me vetë optikën e Greqisë për rajonin kur vlerëson se “rol qendror për stabilitetin në Ballkan ka Kosova” siç theksoi sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke Dhimitris Kacudhas në qendrën “Woodrow Wilson” në Uashington pasi u takua më parë me dy ndihmës sekretarët amerikanë të shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Daniel Frid dhe Rozmary Di Karlo. Duke artikuluar publikisht për herë të parë, atë që lihet të kuptohet, diplomati i lartë grek e radhiti Greqinë, së bashku me Spanjen, Sllovakinë dhe Rumaninë ndër vendet që kanë rezerva ndaj pavarësisë së Kosoves, kur, sipas tij, shumica e vendeve evropiane janë të gatshme për ta njohur. “E them në menyrë të përseritur se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës” theksoi shefja e diplomacisë greke Bakojani në korelacion me ekuilibrin e hollë të Athinës që nga njëra anë bën kujdes ti përmbahet kursit unik evropian dhe nga ana tjetër të kryesojë “një rezervim” rajonal me Sofjen dhe Bukureshtin, pa pasur vetë as iluzionin më të vogël për efektin e tij. “Nuk jemi ne ata që do të zgjidhim çështjen e Kosoves, nuk jemi ne ata që do të marrim vendimin definitiv” theksoi Bakojani duke mbrojtur njëkohësisht të drejtën e rolit aktiv në rajon që i jep Greqisë “identi i saj evropian dhe përvoja e akumuluar” në trevën ballkanike të fqinjësisë së saj.

  • Data 18.01.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CtUn
  • Data 18.01.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CtUn