1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova mes përparimeve dhe dështimeve

Këshilli i Sigurimit i OKB debatoi për Kosovën. Në debat morën pjesë edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. Në prag të takimit ata kanë pasur edhe një drekë të përbashkët.

default

Ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB i kanë bërë thirrje Kosovës që sa më parë të formojë institucionet dhe qeverinë, për të filluar me zgjidhjen e problemve të grumbulluara dhe për të vazhduar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Institucionet janë të pazëvendësueshme edhe kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Thirrjet për njohjen e Kosovës

Ambasadori britanik në OKB u ka bërë thirrje vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta njohin atë, sepse në këtë mënyrë i kontribuojnë edhe stabilitetit jo vetëm në Kosoë por edhe në rajon. Sipas tij, Kosova ka arritur kohët e fundit përparime të dukshme, duke u nisur nga zgjedhjet demokratike dhe procesi i lirë i zgjedhjeve, ku për herë të parë kanë votuar edhe serbët e Kosovës.

Vucic bei Putin 08.07.2014

Vucic gjatë një takimi me Putin

Në seancën ku ishin edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ambasadorët dënuan aktet e dhunshme gjatë tre muajve të kaluar ndaj serbëve dhe minoriteteve. Ambasadorët u kanë bërë thirrje institucioneve që të punojnë në ndërtimin dhe forcimin e mirëbesimit mes grupeve etnike në Kosovë.

Gjykata speciale

Ambasadori rus dhe kryeministri i Serbisë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës speciale për zbardhjen e akuzave për krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇk-së. Sipas tyre, Kosova nuk e ka arritur përparimin e duhur në shumë fusha, në radhë të parë sa i përket sundimit të ligjit. Ambasadori rus tha se Moska vazhdon të mbetet kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kërkesat për krijimin e gjykatës speciale i ka mbështetur edhe ambasaodri francez, ai i Argjentinës dhe disa ambasadorë të tjerë, të cilët kanë kërkuar edhe vazhdimin e reformave. Ndërsa për ambasadorin kinez, Kosova edhe më tej është pjesë e Serbisë dhe duhet të funksionojë mbi bazat e Rezolutës 1244 të KS të OKB. Por, siç tha ai, Kina e mbështet dialogun konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendjen zgjidhjet e pranueshme për të dyja palët.

Symbolbild Ministerpräsident Hashim Thaci nach Wahl im Kosovo 07.06.2016

Hashim Thaci

Përshëndeten përparimet

Ambasadori i Jordanisë i ka përshëndetur rezultatet e arritura në këtë tremujorin e fundit, të cilat janë paraqitur edhe në raportin e Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Moon si dhe nga kryeministri kosovar, Thaçi. Kryeminitri i Kosovës ka premtuar se vendi i tij do t'i përgjigjet obligimeve ndërkombëtare dhe do të mbështetë themelimin e Gjykatës speciale. Ndërsa ambasadori i Australisë tha se bllokada politike në Kosovë cënon që të dëmtojë rezultatet e deritanishme në dialogun Prishtinë - Beograd. Sipas tij, Kosova më nuk është vatër e konflikteve dhe nuk e cënon stabilitetin dhe paqen në rajon. Ai ishte i mendimit se Sekretari i përgjithshëm i OKB mund të paraqesë raporte në çdo gjashtë muaj dhe jo në tre muaj.

DW.COM