1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova me buxhet të pamiratuar

Zhvillimet e fundit politike pas prishjes së koalicionit qeverisës kanë vënë në dilemë miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2011. Ekspertët e ekonomisë thonë se mosmiratimi i tij rrezikon investimet kapitale.

default

Më të zëshmit për rrezikun e mosmiratimit të buxhetit nga ana e parlamentit të Kosovës janë përfaqësuesit e partisë më të madhe në pushtet, PDK-së. Bedri Hamza, zëvëndësministër i ekonomisë dhe financave, thotë se buxheti i Kosovës akoma nuk është miratuar në qeveri për faktin që në ekzekutiv mungojnë gjashtë ministra të LDK-së. “Ministria e ekonomisë dhe financave e ka përgatitur buxhetin, mirëpo në mungesë të ministrave është vështirë që ky buxhet të aprovohet. Zhvillimet që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin në ditët në vijim e lënë mundësië e hapur që buxheti të mos mund të miratohet në vitin 2010, por të pritet qeveria e re dhe kuvendi i ri që ta aprovojnë buxhetin për vitin 2011”, thotë Bedri Hamza.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, thotë se kjo parti nuk do të bllokojë punën e institucioneve të Kosovës, mirëpo, nuk jep shpjegim të qartë nëse deputetët aktual të kësaj partie do ta votojnë buxhetin për vitin e ardhshëm. “LDK, nuk ka asnjë qëndrim që të bllokojë punën e institucioneve të Kosovës. Ajo vazhdon të mbetet në të njejtin qëndrim se të gjitha punët që kanë të bëjnë me proceset të përbashkëta pë shtetin do të jetë partnere e bashkëpunimit në parlament”, thotë Fatmir Sejdiu.

Ekspertët e ekonomisë nga ana e tyre thonë se ngërçi politik dhe mosmiratimi i buxhetit të Kosovës mund ta sjellë vendin në situatë emergjente që megjithatë ka zgjidhje, por të pafavorshme. Disa nga zgjidhjet në situata të tilla i shpjegon për programin tonë, Ibrahim Rexhepi, ekpertë i ekonomisë. “Ligji lejon mundësinë që edhe nëse nuk miratohet buxheti në afatin e paraparë, gjatë tre muajtë e parë të vitit të ardhshëm të shfrytëzohet një e dymbëdhjeta e buxhetit të vititit 2010. Mirëpo edhe për këtë nevojitet një vendim qoftë edhe formal i parlamentit të Kosovës për të hyrë në zgjidhje emergjente”, thotë Ibrahim Rexhepi.

Zoti Rexhepi, thotë se çështja e buxhetit ndërlidhet drejpërdrejtë me funksionimin e qeverisë dhe parlamentit që në situatën në të cilën ndodhet Kosova buxheti ndërlidhet drejpërdrejt më kohën e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Ibrahim Rexhepi, thotë se vonesat në miratimin e buxhetit rrezikojnë investimet kapitale, mirëpo, nuk rrezikohen pagat e punonjësve të administatës. “Agjencionet buxhetore mund të shfrytëzojnë një sasi të mjeteve, do të thotë një shumë e cila është e barabartë me shpenzimet vjetrore të vitit paraprak duke mbuluar shpenzimet qoftë të pagave apo të nevojave emergjente, por nuk mund të ketë rritje”, thotë Ibrahim Rexhepi.

Zyra civile ndërkombëtare nga ana e saj, akoma nuk ka qëndrim rreth çështjes së buxhetit të Kosovës për faktin që është në pritje të zhvilimeve në kuvendin e Kosovës. Në rast të mosmiratimit të buxhetit nga ana e kuvendit, kjo zyrë e cila është e ngarkuar të mbikqyrë zbatimin e planit të Marti Ahtisarit, ka kompetencë ekzekutive që me një vendim të shefit të saj Peter Faith ta miratojë buxhetin deri me 31 dhjtor të këtij viti, në mënyrë që vendi të mos hyjë në vitin e ri fiskal pa një buxhet të miratuar.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 28.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PqvZ
  • Data 28.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PqvZ