1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova „lufton“ korrupsionin me korrupsion

Me gjithë korrupsionin në rritje, në Kosovë nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij, përveç disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilave shpie më pas në shpallje të pafajshëm.

Korrupsion nuk është vetëm dhënia dhe marrja e ryshfetit, sqaron Hasan Preteni, shef i Agjencisë Kosovare Antikorrupsion, sepse "çdo marrje apo dhënie ryshfeti me qëllim të shkeljes së ligjit është korrupsion, ndërsa mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, bazë për zhvillimin e tij.

Photo 1: Hasan Preteni, director of the Kosovo Agency Anti Corruption in interview for DW Deutsche Welle have all right to use this photo for website Author Bekim Shehu DW correspondent from Kosovo Date: 31.10.2011

Hasan Preteni

Përfitimi nuk është vetëm mateijal por edhe jomaterial. Krijimi i ndonjë favori, i ndonjë kushti apo rrethane të cilat pastaj rezultojnë me shkeljen e ligjit, janë korrupsion. Nuk ka njësi matëse për korrupsion, por tregues i qartë është pasurimi i zyrtarëve brenda nate."

Mjekët në Kosovë pasurohen në kurriz të pacientëve

Sipas Hasan Pretenit forma më e shfaqur e korrupsionit në Kosovë është aty "ku zyrtarë të pandërgjegjshëm krijojnë monopol në marrjen e vendimeve për shpenzimin e parave publike, pa transparencë dhe llogaridhënie" dhe i përhapur në përmasa alarmuese është në rastet kur ndahen buxhetet e mëdha.

Por korrupsioni është i shtrirë edhe në institucione të tilla siç është shëndetësia, sikurse dëshmojnë rrëfimet e Curr Mazrekajt dhe Avdyl Lokajt që u është dashur t'u paguajnë ryshfet mjekëve për shërbimin mjekësor.

Arrestime me pompozitet - Lirime si të pafajshëm

Edhe pse ka lëvizje në parandalimin e korrupsionit, Petreni ngre dyshimin se ka korrupsion brenda luftës kundër korrupsionit: "Ka të arrestuar, ka ngritje aktakuzash, mirëpo nuk ka gjykime. Me pompozitet arrestohen me një luftë pa dinjitet me kamera para publikut e familjes, për t´i liruar më vonë si të pafajshëm. Këtu duhet një analizë e mirëfilltë, si ndodhi me ato pak raste të sivjetshme ku asnjëri prej të tyre nuk përfundoi me gjykim, apo ndoshta në vetë luftën kundër korrupsionit ka korrupsion?"

Që nga themelimi i Agjencisë Kosovare Antikorrupsion janë ngritur 214 kallëzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë.