1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova kyeson Organizatën Ballkanike për Tregti të Lirë, CEFTA

Takimi do të mbahet me 11 mars në Bruksel, mirëpo akoma nuk është e qartë, nëse në këtë takim kryesimi i CEFTA-as nga Kosova do të bëhet nën logon Republika e Kosovës, apo Kosovo-UNMIK.

default

Organizata Ballkanike për Tregti të Lirë, (CEFTA)

Që nga shpallja e pavarësisë Kosova është anëtare e Organizatës Ballkanike për Tregti të Lirë, CEFTA, mirëpo që nga ajo kohë Kosova kurrë nuk mundi drejpërdrejt të importojë mallra në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kjo për faktin që këto dy vende anëtare të kësaj organizate nuk pranojnë mallrat e Kosovës, të cilat nuk mbajnë mbishkrimin Kosovo-UNMIK. Të gjitha vendet anëtare të marrëveshjes së CEFTA-as, përfshirë edhe Serbinë dhe Bosnjen-Hercegovinën, janë pajtuar që këtë vit kjo organizatë të kryesohet nga Kosova, por as autoritetet kosovare e as ato të UNMIK-ut akoma nuk e dinë se nën cilën logo Kosova do ta përfaqësojë vetën, nën logon Republika e Kosovës, apo nën Logon UNMIK-Kosovo. Me këtë mbishkrim Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen në fund të vitit 2007.

Kosovo CEFTA Mitteleuropäisches Freihandelsabkommen

Flamur Keqa, përfaqësuesi i Kosovës në CEFTA

Përfaqësuesi i Kosovës në këtë organizatë Flamur Keqa, thotë për programin tonë se Kosova është e gatshme dhe do ta kryesojë organizatën CEFTA, ndërsa çështjen e simboleve ai e cilëson një problem politik. Sipas tij esenciale është mbështetja e Kosovës nga donatorët ndërkombëtarë: “Së bashku me donatorët, të cilët do të jenë pjesë e këtij takimi do të diskutohen modalitetet dhe mundësitë e përkrahjes. Në të kaluarën shumë institucione ndërkombëtare e kanë përkrahur marrëveshjen e CEFTA-as, kështu që në po shpresojmë që disa projekte, që janë akoma aktive nëpërmes tregtisë rajonale do të vazhdojnë të përkrahen nga këta donatorë dhe po ashtu shpresoj që edhe Komisioni Evropian do ta përkrahë Kosovën gjatë këtij viti”, thotë Flamur Keqa.

Ekpertët e çështjeve ekonomike janë skeptikë

Skeptikë në realizimin e synimeve të Kosovës që të jetë pjesë e barabartë e mekanizmave tregtare ndërkombëtare. Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për programin tonë.

Kosovo UNMIK

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

“Marrëveshjet bilaterale dhe ato multiaterale çfarë është CEFTA-ta nuk e kanë dhënë efektin e vet pozitiv për ekonominë kosovare sidomos për sektorin prodhues dhe komuniteti i biznesit dhe popullata janë skeptike nga ajo, që ofrohet tash se ndoshta në një të ardhme të afërt Kosova do të jetë partner i barabartë i Komisionit Evropian. Vërtetë barrierat, më të cilat ballafaqohet Kosova janë shumë të mëdha”, thotë Safet Gerxhaliu.

Zyrtarë të administratës së mbetur të UNMIK-ut në Kosovë, ndërkaq vazhdojnë të marrin pjesë në takimet e CEFTA-as së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Një zëdhënës i UNMIK-ut, Andrea Anjeli, i tha DW-së nëpërmes postës elekronike se ky mision po përpiqet ta ndihmojë Kosovën, në mënyrë që këtë vit sukseshëm ajo ta kryesojë organizatën ballkanike për tregti të lirë, CEFTA.

Lamberto Zannier

Kreu i UNMIK-ut në Kosovë Lamberto Zannier

“UNMIK-u do të vazhdojë ta lehtësojë përfaqësimin e Kosovës në mekanizmat tregtarë, ata rajonalë dhe ndërkombëtarë. UNMIK-u po punon ngushtë me autoritetet kosovare, në mënyrë që kryesimi i CEFTA-as nga Kosova këtë vit të jetë i sukseshëm. Siç e dini UNMIK-u ka qenë nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-as në emër të Kosovës, mirëpo tash akoma nuk e dimë me saktësi, se nën cilën logo Kosova do ta kryesojë këtë organizatë. Unë them se do të jetë një ushtrim i përbashkët”, thotë Adrea Anjeli.

Ekspertët për çështje ekonomike thonë se bllokimi i mallrave kosovare nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për në tregun e CEFTA-s, vazhdon t'i sjellë vendit humbje të mëdha. Kjo po e pengon në masë të madhe eksportin kosovar, i cili edhe ashtu nuk arrin më shumë sesa 20 përqind. Kosova importon mallra afro 80 përqind dhe importin më të madh e ka nga Serbia. Sipas një analize të Odës Ekonomike të Kosovës Serbia vetëm brenda një viti eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej afro 250 milion eurosh.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 01.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10RCd
  • Data 01.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10RCd