1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova ka rrugë të gjatë për integrimet tregtare

Kosova ende nuk ka të nënshkruar asnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Paralajmërimi i fillimit të negociatave rreth Marrëveshjes për Tregti të Lirë, premton një faqe të re bashkëpunimi me BE-në.

Congress & Event Organization në panairin e ndërtimit, Prishtinë

Congress & Event Organization në panairin e ndërtimit, Prishtinë

CEO (Congress & Event organization) është organizate ndërkombëtare e cila krahas shërbimeve konsulente në hulumtimin e tregut, në fushën e investimeve, marketingut dhe organizimit të konferencave, merret edhe me organizimin e panaireve ndërkombtare në Kosovë dhe në Shqipëri. Panairi i ndërtimit, panairi i mjeksisë, i telekomunikacionit, agro-biznesit, i anijeve dhe jahteve janë disa nga të 12-të panairet e organizuara brënda vitit nga kjo kompani, karakteri nderkombëtar i të cilave do të mundësojë edhe antarësimin e shpejtë në Organizatën Ndërkombëtare të Panaireve (UFI), me seli në Paris.

Bekim Xhafa, drejtor i CEO-s thotë për Deutsche Wellen se: “Nëse e marrim vetëm Kosovën si treg prej dy milionë banorësh, ne jemi një treg i vogël dhe jo atraktiv. Megjithatë, ne e kemi transformuar Prishtinën në një pikë takimi të biznesit që i shërben rajonit dhe me këtë tregun prej 2 milionëve e kemi rrit në 12 milionë. Sepse, shumica e bizneseve vijnë dhe ekspozojnë nëpër panairet tona dhe targetojnë tregun në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Dhe, kjo është një e arritur të cilën po e forcojmë dhe po e bëjmë më funksionale.

Flamur Keqa

Flamur Keqa

Kosova nuk ka asnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në

Kosova ende nuk ka ndonjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, negocimi i së pritet të bëhet sivjet, thonë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Por, edhe pse mospranimi i Republikës së Kosovës nga 5 prej të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian vazhdon të jetë pengesë, në masat preferenciale autonome të cilat BE i ka akorduar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshihet edhe Kosova. Janë këto masa unilaterale, të cilat lejojnë eksportimin e produkteve nga Kosova në tregun evropian pa pagesën e taksave doganore të cilave iu nënshtrohen mallrat e importuara nga BE, shpjegon për Deutsche Wellen Flamur Keqa, drejtori i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, për gamën e vogël të produkteve prezente në Bashkimin Evropian sfidë tjetër është sasia e kufizuar e eksportimit të mallrave. “Jane këto kuota që nënkuptojnë sasinë e mallrave të cilat mund të eksportohen në Bashkimin Evropian brenda një viti. Në këtë gamë shumë të vogël të produkteve të Kosovës prezente në tregun evropian janë edhe verërat të cilat japin një imazh të shtetit të Kosovës dhe ku Kosova përfiton vetëm quotën globale por jo edhe quotën individuale siç i gëzojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por ne, pavarësisht mungesës së Marrëveshjes për Tregti të Lirë, po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që edhe produktet tona të verës të prenotohen në tregun evropian në sasi më të madhe ,sikurse shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Themelimi i Odës Ekonomike Gjermane-hap drejt integrimeve tregtare në BE

Themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane në prill të këtij viti, pritet të kontribuojë në integrimin më të gjërë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës në BE dhe hap një faqe të re në fushën e bashkëpunimit dhe të integrimit të Kosovë, besojnë themeluesit e kësaj ode, njëri ndër të cilët është z.Xhafa, drejtor i CEO- s. “Interesimi i kompanive gjermane për të marrë ndihmë që të hyjnë në tregun e Kosovës, qoftë për hulumtimet e tregut, gjetje të partnerëve apo regjistrimin e biznesit si dhe niveli statistikor i tregtisë së Kosovës me vendet e BE-së, ku Gjermania radhitet e para, ka nxitur nevojën për hapjen e një institucioni që që të lobojë për interesat bilaterale dhe që bizneset ta kenë nje adresë”.

Lulzim Krasniqi, PR-Manager i Congress & Event Organization (CEO) Prishtina

Lulzim Krasniqi, PR-Manager i Congress & Event Organization (CEO) Prishtina

Përshpejtim i krijimit të lidhjeve të bizneseve Kosovë-Gjermani, tërheqja e investimeve në Kosovë, mbrojtja e interesave të investitorit janë disa nga dobitë që do të sjellë themelimi i Odës Ekonomike kosovaro- gjermane, një institucion ky i cili i ka munguar shumë Kosovës duke paur parasysh marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe potencialin që ka shteti gjerman por edhe numrin e madh të diasporës kosovare në këtë shtet, mendon Remzi Ejupi, drejtor i kësaj Ode, sipas të cilit, nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me gjyqësorin e Kosovës për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontesteve si dhe për të shtruar infrastrukturën për investime kapitale të shtetit gjerman dhe të diasporës në Kosovë.

Në Kosovë politika është akoma mbi biznesin. Por, për dallim nga odat e tjera, unë besoj se Oda Ekonomike Gjermane do të jetë një ndër odat më të fuqishme duke patur parasysh potencialet dhe kapacitetet e shtetit gjerman. Besoj se do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me intitucionet në zhvillimin ekonomik, në mënyre që këtu të jenë prezentë sa më shumë kompanitë gjermane dhe bashkëatdhetarët. Sepse, diaspora është bartësi kryesor i të gjithë barrës së ekonomisë së Koovës. Por, ajo nuk ka pasur një organizim të mirëfilltë për hulumtuar dhe parë se ku çka do të investojnë, gjë e cila do të ndryshojë me themelimin e kësaj Ode”.

Sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Kosova ka bërë përparim të dukshëm drejt fillimit të negociatave për Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë, çfarë premton një fazë të re të bashkëpunimit me BE-në dhe dhe thellim të axhendës së integrimeve evropiane në fushën e tregtisë.

  • Data 15.06.2012
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Fjalët kyç Kosova, Tregtia
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15FkH
  • Data 15.06.2012
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Fjalët kyç Kosova, Tregtia
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15FkH