1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova ka gjithnjë e më pak nevojë për mallrat serbe

Qeveria e Kosovës është e vendosur të vazhdojë deri në fund me masat e reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë, për shkak të mospranimit të vulave të Republikës së Kosovës. Po si e shohin këtë çështje konsumatorët kosovarë?

default

Produkte nga kosovare

Në tregun më të madh të rajonit të Prizrenit, prej nga furnizohen edhe dyqanet, shumë magazina tani janë mbyllur. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me fillimin e muajit të Ramazanit, me bllokadën e mallrave nga Serbia apo diçka tjetër. Për këtë çështje nuk do të flasë askush.

Lidhur me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, njerëzit këtu kanë mendime të ndryshme. E përbashkëta është që mallra rezervë ka ende. Çmimet ende nuk janë rritur, ose të paktën nuk janë rritur dukshëm, por besohet se ato do të rriten, në qoftë se së shpejti nuk ndërmerret diçka për zgjidhjen e problemeve.

Pas bllokimit të kufirit në veri

Pas bllokimit të kufirit në veri

"Shumëkush do të mbetet pa punë!"

„Miell, koncentrate dhe ushqime për kafshë, sheqer dhe plehra artificiale... Deri para pak kohe të gjitha këto mallra i kemi importuar nga Serbia. Tani po shfrytëzojmë rezervat dhe në qoftë se gjendja vazhdon kështu, të shtatë vëllezërit do të mbetemi pa punë. Unë i kuptoj shkaqet patriotike, por disi duhet mbijetuar", thotë një shqiptar, i cili kërkon që të mos i përmendet emri.

Vetëm 20 metra më larg, pronari i një magazine tjetër, prezantohet me emrin Bekim dhe thotë se deri tani nuk ka pasur ndonjë problem. Ai ka edhe pak miell nga Serbia, por ndërkohë ka gjetur burime tjera alternative për furnizim: „Mielli na vjen tani nga Franca dhe është i kualitietit më të mirë se nga Serbia. Tani kemi një miell shumë cilësor, që do të thotë se nevoja për miell nga Serbia është gjithnjë më e vogël. Tani janë vendosur kontaktet me furnizues edhe nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria.“

Prodhimet maqedonase zëvendësojnë ato serbe

Kosovo Grenzkonflikt NO FLASH

Pamje nga Mitrovica

Shqipon Kastrati ka importuar gati 30 vjet materiale ndërtimi nga Vojvodina. Në të ardhmen ai do të importojë nga Maqedonia. "Deri tani çeremidet i kemi importuar nga Kanjizha. Bllokada e kufirit ka bërë që të harxhohen të gjitha rezervat. Tani është koha e ndërtimeve dhe kemi vendosur të importojmë nga Maqedonia, prej nga kemi blerë kontigjentin e parë", shpjegon ai.

Në shikim të parë duket se shitoret nuk kanë problem me furnizim. Por në shumë prej tyre thonë se drejtorët nuk janë aty, sepse kanë shkuar të kujdesen për furnizim.

Po çfarë thonë konsumatorët?

„Tani më shumë jemi orientuar në prodhimet vendore, por çmimet ngadal po rriten, që për ne nuk është mirë. Deri sa ka pasur mall nga Serbia, oferta dhe konkurrenca kanë qenë më të larta, ndërsa çmimet më të ulta. Tani nuk ka konkurrencë dhe çmimet po rriten.“

„Jo absolutisht, nuk më mungon asgjë nga Serbia. Ka dëgjuar se në dyqane mungojnë disa artikuj, por këtu afër e kemi edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë. Do të importojmë nga këto vende dhe mallrat e reja do të vijnë shumë shpejt.“

Autor: Refki Alija/Bahri Cani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora