1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova ende nuk është një vend joshës për investimet e huaja

Flamur Keqa: mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura e dobët rrugore dhe mosfunksionimi si duhet i gjykatave pengojnë investimet e huaja në Kosovë.

Trafik i dendur në Prishtinë

Trafik i dendur në Prishtinë

DW: Zoti Keqa, a ka kushte që në Kosovë të ketë investitorë të huaj, çfarë e bën Kosovën një vend joshës për investime?

Keqa: Që Kosova të jetë një vend joshës për investime të huaja, duhet bërë mjaft. Mirëpo, një prej elementeve negativë që deri tani dhe të cilit i janë referuar investitorët, si pengesë për investime, çështja e pazgjidhur e statusit të Kosovës, kjo nuk qëndron më. Një element tjetër që është pozitiv është se në Kosovë është kryer reforma e politikës fiskale, kështu që sistemi tatimor që vlen për korporatat është i ngjashëm më vendet e rajonit dhe edhe në këtë linjë nuk ka ndonjë telashe. Por, janë shumë faktor tjerë negativë që pengojnë investimet e huaja. E para është mungesa e energjisë elektrike, sepse çdo investitor që dëshiron të investojë në sektor të prodhimit kërkon që ketë ketë energji elektrike të vazhdueshme, gjë që Kosva nuk e garanton. Pastaj është çështja e infrastrukturës rrugore, që nuk është në nivelin e duhur, po ashtu hekurudhat e Kosovës nuk funksionojë si duhet. Pra që të ulën shpenzimet e transportit duhet të ketë infrastrukurë të mirë transporti në Kosovë.

DW: A ekziston në Kosovë ndonjë mekanizëm ligjor që mbron investimet e huaja?

Keqa: Po ekziston ligji që mbron investimet e huaja. Në si Odë Ekonomike e Kosovës këmi kërkuar që ky ligj të mos quhet ligj për investimet e huaja, por ligj për investimet, në mënyrë që të gjithë investitorët të trajtohen në mënyrë të barabartë.

DW: Ka zëra të ndryshëm që thonë se sistemi i dobët jurdik në Kosovë përkatçsisht funksionimi i dobët e gjykatave është një ndër faktorët që bën që investitorët e huaj të mos vijnë në Kosovë, çfarë kanë të bëjnë gjykatat me investimet e huaja?

Keqa: Funksionimi i gjykatave është alfa dhe omega e sigurisë së investimeve në një vend. Fatkeqësisht ky element është shumë i disfavorshëm në Kosovë, sepse edhe vetë gjykatat janë deklaruar se kanë shumë lëndë të pazgjidhura, ndërsa në anën tjetër kanë një numër shumë të vogël të ekzekutorëve që mund t'i përfundojnë këto lëndë. Rëndësia e funksionimit si duhet i gjykatave ka të bëjë më faktin, që nëse ekziston ndonjë mosmarrëveshje e ndonjë investitori, qoftë me shtetin apo më ndonjë biznes tjetër këtu në Kosovë, çështja duhet të zgjidhet shumë shpejt. Këtë nuk e garanton gjyqësori kosovar.

DW: Zoti Keqa, a ka Oda Ekonomike e Kosovës ndonjë të dhënë të përafërt për nivelin e investimeve të huaja në Kosovë?

Keqa: Statistikat tregojnë që investimet e huaja në Kosovë janë shumë të pakta. Ato pak investime që janë bërë janë koncentruar në sistemin e telekomunikacionit dhe sistemin bankar. Investimet që janë më se të dëshirueshme në Kosovë janë ato në sektorin e prodhimit, sepse vetëm prodhimi mund të nxisë zhvillim ekonomik dhe mund të zbusë papunësinë e madhe në Kosovë.

  • Data 03.02.2009
  • Autor Bekim Shehu /Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GmL2
  • Data 03.02.2009
  • Autor Bekim Shehu /Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GmL2