1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova ende nën regjimin e vizave

Expertë të integrimeve evropiane thonë se mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vende të BE-së është problemi kryesor se pse Kosova akoma nuk mund të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

default

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës janë të bindur se Kosova nuk do të mbetet shumë gjatë i vetmi vend në rajon, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen. Zyrtarë të Komisionit Evropian thonë se Kosova akoma nuk ka plotësuar kriteret për të marrë zyrtarisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Megjithatë, qeveria e Kosovës në mënyrë unilaterale ka filluar plotësimin e kritereve që kërkohen nga Komisioni Evropian dhe përfaqësues të saj, janë të bindur që kur Kosova ta merr zyrtarisht udhërrëfyesin kjo mund të përshpejtojë procesin e vlerësimit nga KE.

Ministri i integrimeve evropiane Besim Beqaj, thotë se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për shqetësimin e Komisionit Evropian rreth njërit prej kritereve bazë që duhet ta plotësojë Kosova siç është ligji për riparim dhe integrimi i të kthyerve, por, ai thotë se në këtëdrejtim është shënuar përparim.

Ministri i integrimeve evropiane Besim Beqaj

Ministri i integrimeve evropiane Besim Beqaj

“Ne e kemi bërë ligjin për ripranim, kemi bërë marrëveshje bilaterale me shtetet të cilat duhet të kthejnë qytetarët tonë që nuk e kanë statusin e zgjidhur në vendet e Bashkimit Evropian dhe këto marrëveshje janë shumë të qarta sa i përket të drejtës për azil dhe e qartësojnë poashtu procedurën e kthimit nëse merret një vendim nga vendet përkatëse”, thotë Besim Beqaj. Ai shfaq frikën se lënia e Kosovës jashtë procesit të liberalizimit të vizave do të rrisë frustrimin e qytetarëve të Kosovës dhe ai nuk e përjashton mundësinë që qytetarët e Kosovës do të kërkojnë rrugë alternative për të udhëtuar në zonën Shengen.

“Ne kemi pasur raste kur qytetarët tonë ka shkuar dhe kanë bërë regjistrim fiktiv, kanë marrë pasaporta dhe ata kanë përfunduar në vende të ndryshme të Unionit Evropian, dhe ky është argument ynë se çdo bllokim i qytetarit të Kosovës do të krijojë mundësinë që ata të gjejnë rrugë alternative”, thotë Besim Beqaj.

Ekpertët e integrimeve evropiane nga ana e tyre thotë se përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave do të marrë kohë, për faktin që Komisioni Evropian duhet të gjejë një zgjidhje siç thonë siu-gerneris për Kosovën. Fatmir Curri, ekpert për integrime evropiane, thotë se problemi qëndron tek pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Kosovo Symbolbilder

“Ka vështirësi ndërmjet drejtorive të përgjithshme të vendeve të unionit. Derisa drejtoria e përgjithshme për zgjerim në bazë të axhendës së Selanikut është e përkushtuar për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën, janë drejtoritë e përgjithshme të vendeve anëtare që merren me çështjet e brendshme dhe çështjet e gjyqësisë, të cilat hezitojnë t'ia japin Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, thotë Fatmir Curri. Ai thotë se pa filluar Komisioni Evropian që të vlerësojë kriterët e përmbushura nga ana e Kosovës, fillimi i procesit të liberalizimit të vizave vetëm sa do të vonojë edhe më shumë.

Sidoqoftë, zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se pavarësisht faktit që vendi akoma nuk e ka marrë zyrtarisht udhërrëfyesin për kriterët e liberalizimit të vizave, ajo do të vazhdojë të përmbushë kriteret. Tashmë minisitria e punëve të brendshme ka hapur tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike dhe sipas ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepi, prodhimi i pasaportave biometrike do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q2IO
  • Data 09.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q2IO