1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova do ta shpallë pavarësinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pak përpara mesditës konfirmoi në një konferencë shtypi, se në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit në Prishtinë do të votohet deklarata për pavarësinë dhe simbolet shtetërore.

default

Parlamenti i Kosovës, sot përfundimisht do ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Kjo u konfirmua nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i kërkoi kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që të therrasë një seancë të jashzakonshme, në mënyrë që parlamenti i Kosovës ta miratojë deklaratën e pavarësisë dhe të nxjerrë simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.

Përmbajtja e deklaratës së pavarësisë

Prime Minister Hashim Thaci

Kryeministri Hashim Thaçi

Deklarata e pavarësisë thuhet se do të përmbajë pikat ku garantohen të drejtat e pakicave kombëtare të parashikuara edhe në paketën e statusit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari. Poashtu do t'i bëhet ftesë zyrtare BE-së që të dërgojë misionin e saj në Kosovë. Himni që do të interpretohet në seancën solemne të kuvendit të Kosovës do të jetë ai i BE-së. Në kuvendin e Kosovës pjestarët e komunitetit serb janë të përfaqësuar me 10 deputetë. Ata tashmë kanë deklaruar, se në kohën kur kuvendi ta shpallë pavarësinë ata do të largohen nga punimet e seancës.


Deklarata e pavarësisë së Kosovës do të përmbajë pjesë të preambulës së kushtetutës ku do të thuhet se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Do të theksohet qartë se Kosova garanton me ligje të drejtat e pakicave dhe në të njetën kohë i dëshirohet mirëseardhje në Kosovë misionit të ri të BE-së. Disa qindra pjestarë të këtij misioni tashmë kanë ardhur në Kosovë, të tjetë do të vijnë gjatë javës së ardhshme ndërsa i plotë misioni do të cilësohet vetëm pas 120 ditësh kur edhe përfundmisht do të shënohet largimi nga Kosova i misionit të kombeve të bashkuara, UNMIK.


Masa të veçanta sigurie në sfondin e festimeve për pavarësinë


Për sot dhe ditët në vijim, organet e rendit dhe trupat e NATO-os, kanë ndërmarrë masa të veçanta që gjendja e sigurisë në të gjitha rajonet e Kosovës të jetë e qetë me shpresen që mos të shënohen incidente.

Mijëra qytetarë të Prishtinës, shumë të ardhur edhe nga rajone tjera kanë mbushur rrugët e kryeqytetit duke festuar për pavarësinë e Kosovës vendimi për të cilën pritet te merret sot në kuvendin e Kosovës. Festime ka dhe do të ketë në të gjitha qendrat e Kosovës. Festime do të ketë edhe në Mitrovicë mirëpo, ndryshe nga qendrat e tjera të Kosovës. Forcat paqerujatëse kanë ngritur barriera me tela me gjemba dhe blloqe betoni në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan lagjet e shqiptarëve nga ato të serbëve. Këto masa janë marrë për të shmangur mundësia trazirat e mundshme. Autoritetet e policisë, thonë se ka kohë që qytetarëve të Mitrovicës u është shpjeguar se duhet të jenë të kujdeshëm gjatë festimeve dhe u është kërkuar që mos të ndërmarrin veprime, që mund të nxisin tensione sepse situata në qytetin e Mitrovicës vazhdon të jetë e brishtë.

Kosovo bereitet Unabhängigkeit vor Flagge

Festimet kanë nisur që nga dita e shtunë, gjatë gjith natës së shkuar dhe po vazhdojnë edhe sot. Me flamuj kombëtar dhe ato të shteteve tjera, që ndihmuan Kosovën në arritjen e vendimit final, janë veshur të gjitha qendrat e Kosovës. Udhëheqësit e institucioneve, u kanë bërë thirrje qytetarëve që festimet për pavarësinë të kalojnë në mënyrë dinjitoze dhe të shmangin veprimet që mund të provokojnë tensione.

Përfaqësues nga qeveria e Beogradit vizitojnë serbët në Kosovë

Kosovo Brücke in Mitrovica

Ura e Mitrovic


Po sot në Kosovë disa ministra nga qeveria e Beogradit vizitojnë vendbanimet serbe. Para se të arijnë në Kosovë ata janë deklaruar se vizita e tyre ka për qëllim tu tregojë serbëve të Kosovës, se qeveria e Serbisë do të kujdeset gjithmon për ta edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Vizita e delegacionit serb është lejuar nga administrata ndërkombëtare, ndërsa sigurimin e tyre do ta bëjë SHPK-së. Është paralajmëruar se në shumë vendbanime serbe gjatë mesditës do të organizohen protesta kundër pavarësisë së Kosovës, mirëpo përfaqësueist serb janë shprehur se veprimet e tyre do të jenë paqësore.

DW.COM

  • Data 17.02.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D8mZ
  • Data 17.02.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D8mZ