1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Ministri shqiptar i drejtësisë, Enkelejd Alibeaj i cili po viziton Kosovën, tha se reformat në drejtësi si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë janë të nevojshme, prej aspiratave për anëtarësimin në strukturat evropiane

Prishtina

Prishtina

Ministri shqiptar i drejtësisë, Enkelejd Alibeaj i cili po viziton Kosovën, tha se reformat në drejtësi si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë janë të nevojshme për faktin që të dyja vendet aspirojnë anëtarësimin në strukturat evropiane. Ministri Alebeaj, qëndron në Kosovë më ftesë të ministres kosovare të drejtësisë, Nekibe Kelmendi. Të dy ministrat nëshkruan një memorandum bashkëpunimi për të hetuar aktivitet e paligjshme në të dy anët e kufirit.

"Do të arrijmë të besojmë dhe nënshkruajmë një marrëveshje bilaterale, jo vetëm në hetimin e çështjeve të përbashkëta, por edhe në ekstradime apo transferimin e çështjeve hetimore dhe kjo e bën Kosovën partnere si shumë shtete të tjera", tha Alibeaj.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ministrja e drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi, e cila thotë se megjithatë, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka kohë që është duke ndodhur.

"Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka kohë që është duke ndodhur, ndërsa marrëveshja e sotme vetëm e formalizon këtë çështje. Jemi të zotuar ta luftojmë krimin e organizuar, korrupsionin trafikimin me narkotik dhe qenie njerëzore", thotë Kelmendi.

Sidoqoftë, drejtësia kosovare ka kohë që po kritikohet nga organizata të ndryshme për mungesë efikasiteti. Raporti i fundit me kritika është ai nga OSBE-ja, ku thuhet se me mijëra raste akoma mbesin të pazgjidhura dhe lëndët vazhdojnë të qëndrojnë në sirtarët e gjykatave. Akuza me e rëndë është bërë nga vetë kryeministri Hashim Thaci, i cili thotë se brenda gjyqësorit ka elementë që po sabotojnë drejtësinë kosovare.

  • Data 25.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOnv
  • Data 25.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOnv