1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Kosova dhe Serbia dhjetë vjet pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s

Midis të kaluarës së hidhur dhe shpresës për një të ardhme më të mirë: Kosova dhe Serbia dhjetë vjet pas fillimit të sulmeve ajrore

1. Më 24 Mars 1999 NATO filloi sulmet ajrore kundër Republikës Federative të Jugosllavisë. Aleanca Veriatlantike bombardoi 78 ditë rresht objektivat ushtarake dhe civile në Serbi, Kosovë dhe Malin e Zi. Qëllimi i vendeve aleate në këtë mision ishte evitimi i një katastrofe humanitare të popullsisë shqiptare të Kosovës. Në fshatin Krushë e Vogël në jug të Kosovës milicët serbë vranë mbi 100 burra të fshatit. Pjestarët e familjeve kujtojnë ato ditë. Nga Filip Slavkoviq.

2. Mbi 200.000 serbë dhe pakica të tjera u arratisën ose u dëbuan nga Kosova në fund të luftës më 10 korrik të vitit 1999. Rreth 100.000 prej tyre u kthyen vite më vonë në rajonet serbe të Kosovës. Pothuajse të gjithë shqiptarët që ishin dëbuar, u kthyen në ditët e para pas luftës në vendlindje. Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e njëanshme nga Serbia dhe u njoh si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore. Si e shikojnë sot serbët , dhjetë vjet pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, atë kohë të shkuar? Filip Slavkoviq ka biseduar me disa prej tyre në kryeqytetin serb dhe në Kosovë.

Audio dhe video për temën

  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HLLY
  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HLLY