1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kosova dhe Rusia tema rutinë, por me ngjyrime të reja

Ministrat e jashtëm të NATO-s fillojnë të enjten konsultimet në Bruksel. Në qendër të tyre situata në Kosovë dhe marrëdhëniet me Rusinë.

default

NATO, Bruksel

Kosova dhe Rusia janë tashmë tema rutinë në NATO. Por pas zhvillimeve të fundit, të dyja këto tema kanë marrë një ngjyrim të ri mjaft delikat. Pas dështimit të negociatave mes shqiptarëve dhe serbëve, trojka e përbërë nga BE-ja, SHBA-të dhe Rusia duhet t'i paraqesë Këshillit të Sigurimit raportin përfundimtar në 10 dhjetor. Ky organ për shkak të qëndrimit proserb të Rusisë nuk do të ishte i aftë të gjente një zgjidhje për çështjen e statusit. Shqiptarët e Kosovës kanë bërë të ditur ndërkohë që ata do ta shpallin në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Skefer: Aleanca do të qëndrojë në Kosovë sa të jetë e nevojshme

Me qëllim të ruajtjes së qetësisë, veçanërisht të pengimit të sulmeve të shqiptarëve ndaj pakicës serbe, NATO-ja synon të demonstrojë pushtetin e saj në Kosovë përmes KFOR-it. Fundi i misionit të tij është ende i hapur. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Skefer (Jaap de Hop Scheffer) pas dështimit të bisedimeve tha shprehimisht "Aleanca do të qëndrojë në Kosovë sa të jetë e nevojshme." Për sa i përket rregullimit të kuadrit ligjor për praninë e trupave, nga qarqet e NATO-s bëhet e ditur se KFOR-i edhe pas shpalljes së pavarësisë mund të bazohet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.

NATO Generalsekretär Jaap de Hoop Scheffer in Russland

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

NATO-ja dëshiron ta shmangë në mënyrë strikte çështjen e njohjes apo jo të shtetit të Kosovës, thjesht sepse ajo nuk e sheh veten të pajisur me një përgjegjësi të tillë, ndërkohë që BE-ja është e përçarë në këtë pikë.

Mjaft çështje për t'u diskutuar me Rusinë

Tema tjetër e rëndësishme e konsultimeve dyditore më Bruksel është marrëdhënia me Rusinë. Presidenti, Vladimir Putin që në verën e këitj viti kërcënoi me abrogimin marrëveshjes së armëve konvencionale në Evropë dhe kërcënimin e bëri realitet. Rusia reagoi kështu pas planeve amerikane për ngritjen e sistemit të mbrojtjes raketore në ish-shtetet e traktatit të Varshavës. Me dekret presidenti rus ka paralajmëruar daljen e Rusisë nga marrëveshja për armët konvencionale, dekret ky që do të hyjë në fuqi në 13 dhjetor. Pasojë konkrete e abrogimit do të ishte moshkëmbimi i informacioneve mes Rusisë dhe NATO-s për stacionimet e trupave ruse. Kjo marrëveshje ishte në të vërtet gurthemeli për krijimin e mirëbesimit në bashkëpunimin evropiano-rus pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ministrat e jashtëm do të bisedojnë me homologun rus, në Bruksel Sergej Lavrov për të gjitha këto çështje.

  • Data 05.12.2007
  • Autor Hasselbach, Christoph (DW Deutsch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXVl
  • Data 05.12.2007
  • Autor Hasselbach, Christoph (DW Deutsch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXVl