1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova dhe Ballkani kanë një ardhmëri evropiane

"Ardhmëria e Kosovës dhe Ballkanit është në Bashkimin Evropian. Këtë rrugë duhet të mbështesin të gjitha vendet e BE-së", u tha në takimet e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga me autoritetet më të larta të BE-së.

Van Rompuy dhe Afitete Jahjaga.

Jahjaga dhe van Rompuy.

"Republika e Kosovës është shtet i pavarur, faktor stabiliteti dhe paqe në tërë rajonin", deklaroi presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pas takimit me presidentin e Këshillit të BE-së Herman van Rampuy. Presidentja tha se Kosova do të plotësojë të gjitha kushtet për anëtarësim në institucionet euroatlantike.
„Kosova si shtet është pjesë e Evropës dhe duhet të anëtarësohet në BE. Pranimi i Kosovës si anëtare në BE është perspektiva e vetme që shohin të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre kombëtare apo fetare“, theksoi Jahjaga, duke shtuar se perspektiva evropiane jep mundësi për zgjidhjen e disa problemeve të mbetura në këtë pjesë të Evropës. 

Afitete Jahjaga

Afitete Jahjaga - Kosova ka ardhmëri të sigurt evropiane...


 

Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane, por... 

Që Kosova mund të jetë një story e suksesshme dhe pjesë e familjes evropiane mendon edhe kryetari i Parlamentit Evropian Jirzhi Buzek. Por ai edhe një herë nënvizoi se ardhmëria e Kosovës është në duart e vet kosovarëve.

Në Bruksel thonë se një prej parakushteve kryesore për afrim me institucionet evropiane dhe Bashkimin Evropian është ndërtimi i raporteve të mira fqinjësore në rajon, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.
„Ne po shohim se ka korrupsion në Kosovë dhe është e domosdoshme që në këtë drejtim të bëhen hapa konkret. Ende ka çështje të pazgjidhura që hedhim hije mbi zhvillimet pozitivie në Kosovë, deklaroi përfaqësuesi i Këshillit të Parlamentit Evropian për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, Eduard Kukan. 
 

Dialogu me Serbinë - i rëndësishëm

Eduard Kukan.

...por ka dhe probleme të shumta: Eduard Kukan.


Një prej temave që mbizotëroi gjatë takimeve të presidentes Jahjaga me autoritetet evropiane ishte edhe dialogu me Beogradin. Presidenti i Këshillit të BE-së Herman van Rampuy tha se ata janë shumë të kënaqur me marrëveshjet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit, për vulat në doganat kosovare dhe për kadastra. Zgjidhje priten edhe në çështjet tjera si telekomunikacioni, furnizimi me energji elektrike dhe përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale.
„Dialogu, kompromisi dhe konsenzusi janë mjete evropiane për zgjidhjen e problemeve. Të dy palët mund të përfitojnë nga marrëveshjet e arritura, sepse qëllimi i dialogut është që të dy shtetet të afrohen me Bashkimin Evropian, të zgjidhen problemet e njerëzve që jetojnë në këto vende dhe të zhvillohet bashkëpunimi rajonal“, deklaroi van Rampuy.

Jahjaga kundërshton ndarjet


Presidentja e Kosovës shpreson se me BE-në së shpejti do të hapet edhe dialogu për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Ndërkohë që në mënyrë vendimtare kundërshtoi propozimet për ndarjen e Kosovës.
"Propozimet për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve janë të papranueshme, jonjerzore dhe antihistorike. Janë kundër ardhmërisë në BE", tha ajo.
Presidentja Jahjaga pohon se anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE do të zgjidhte dhe disa probleme dhe kontradikta që ekzistojnë mes tyre dhe do t'u mundësonte popujve të këtyre vendeve një bashkëpuinim më të ngushtë. Në këtë rrugë një rol të veçantë luan dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
„Çdo marrëveshje e arritur në këtë dialog duhet të shkojë në drejtim të një ardhmërie evropiane. Të dy palët, Serbia dhe Kosova, duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë proces duhet të ndihmojnë njëra tjetrën si shtete fqinje, që është në interesin e njerëzve, paqës dhe stabilitetit në rajon. Republika e Kosovës është e gatshme të plotësojë të gjitha obligimet e saj për t'u bërë anëtare e BE“, theksoi Jahjaga.

Autor: Marina Maksimoviq/Bahri Cani

Redaktoi:  LIndita Arapi