1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova dhe Afganistani, në qendër ta takimit të NATO-s

Ministrat e Jashtëm të NATO-s konsultohen në një takim dyditor në Bruksel për situatën aktuale në Kosovë.

Lawrow- Westerwelle -Rasmussen

Lawrow- Westerwelle -Rasmussen

Nisur nga trazirat e fundit në veri vendit, ata do të shprehin mbështetjen e tyre për ushtarët e NATO-s në trupën mbrojtëse të Kosovës, KFOR. Demonstruesit serbë në fund të nëntorit sulmuan duke plagosur disa ushtarë gjermanë dhe austriakë të KFOR-it gjatë trazirave në kufirin Kosovë-Serbi. Ministrat e NATO-s do t`i kërkojnë qeverisë në Beograd që të parandalojnë përsëritjen e trazirave në veri të Kosovës.

Gjithashtu temë kryesore në takimin dyditor të NATO-s është edhe situata në Afganistan. Misioni i NATO-s në të ardhmen në këtë vend si dhe marrëdhëniet e tensionuara të Afganistanin me vendin fqinjë Pakistanin do të jenë temat që do të diskutojnë ministrat aleancës atlantike. Të enjten (08.12) ministrat e jashtëm do të takohen me homologun e tyre rus Sergej Lavrov për të diskutuar mbi temën e diskutueshme për mbrojtjen raketore mes NATO-s dhe Moskës. 28 ministrat e vendeve anëtare të NATO-s i zhvillojnë këto konsultime për t`i paraprirë samitit që zhvillohet vitin e ardhshëm në Çikago. Nga Gjermania i pranishëm në takimin e Brukselit është ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle (FDP).

Takimi ministrave të NATO-s

Takimi ministrave të NATO-s

Autor: Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama