1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova afër marrëdhënieve kontraktuale me BE-në

Komisioni Evropian, me datën 10 tetor publikon raportin e studimit të fizibilitetit për Kosovën, i cili to të mundësojë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE.

Dokumenti për studimin e fizibilitetit iu dorëzua Kosovës në mars të këtij viti. Në dokument kërkohej që Kosova të shënojë përparim në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma në gjyqësorë.

Komisioni Evropian, me 10 tetor publikon raportin e studimit të fizibilitetit për Kosovën. Studimi i fizibilitetit, ngjashëm për Raportin e Progresit, bën matjen e përparimeve, ngecjeve dhe sfidave në vendet që aspirojnë Bashkimin Evropian. Ndër to është edhe Kosova. Studimi i Fizibilitetit këtë vit është hartuar në formë raporti për Kosovën me mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, respektivisht nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Kryetari i komisionit parlamentar për integrime evropiane, Lufti Haziri, thotë se Kosova pret që raporti i Studimit të Fizibiliteti do të jetë pozitiv.

Pritjet janë që raporti të jetë pozitiv

“Dhjetë vjet pas Samitit të Selanikut për perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor është një rast i mirë që edhe Kosova ta qartësojë rrugën e vet në integrimin evropian”, thotë Lutfi Haziri.

Dokumenti për studimin e fizibilitetit iu dorëzua Kosovës në mars të këtij viti, nga komisioneri Stefan Fyle. Në dokument kërkohej që Kosova të shënojë përparim në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në gjyqësorë dhe të zgjidhë çështje të hapura. Kjo për faktin që në raportet e deritashme të progresit, Kosova u kritikua për mungesë të sundimit të ligjit, korrupsion, krim të organizuar dhe politizim të sistemit të drejtësisë, thotë njohësi i integrimeve evropiane, Fatmir Curri.

Reformat e deritashme janë të pamjaftueshme

“Mbes i brengosur që reformat e deritashme sepse nga viti në vit vlerësohen të pamjaftueshme ashtu siç u theksua në raportin e progresit të shkuar”, thotë Fatmir Curri.

Por, cilat janë gjasat që Kosova së shpejti të nëshkruaj marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, nëse studimi i fizibilitetit do të konstatojë që Kosova ka shënuar përparim në kriteret e kërkuara. Një njohës tjetër i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, thotë se kjo është e pamundur të ndodhë shpejtë, sepse proceset e integrimeve evropiane kërkojnë kohë.

Proceset e integrimeve evropiane kërkojnë kohë

“në radhë të parë Kosova duhet ta merr studimin e fizibilitetit ta studiojë vet atë studim të ndërmerr hapa konkret dhe t'i adresojë çështjet që janë të përmendur aty dhe tek pastaj të synohet të arrihet marrëveshja për stabilizim asocim”, thotë Emrush Ujkani.

Pavarësinë e Kosovës vazhdojnë të mos e njohin pesë vende të Bashkimit Evropian. Kjo thuhet të jetë edhe pengesa kryesore pse Kosova nuk mund të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE. Disa media në Kosovë të cilat thonë që e kanë parë studimin e fizibilitetit për Kosovën, shkruajnë se shërbimi ligjor i Këshillit të Bashkimit Evropian, ka sqaruar se me Kosovën mund të nisin negociata për marrëveshje, të cilat nuk e prejudikojnë statusin dhe nuk e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur.

Nëse këto pesë shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën pajtohen me idenë e shërbimit ligjorë, atëherë Këshilli i BE-së do të mund të miratonte vendimin për të autorizuar Komisionin Evropian që të nisë negociatat me Kosovën për “Marrëveshjet kornizë“ për pjesëmarrjen e Kosovës në disa programe të Bashkimit Evropian.

Por, cilat janë gjasat që Kosova të arrijë shpejtë të nënshkruaj marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin evropian. Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, thotë se bazuar në pervojat e vendeve të rajonit, kjo do të kërkojë kohë.

Nevojitet kohë për marrëveshjen e stabilizim asocimit

“Ky është një proces që nuk është shpikur vetëm për Kosovën dhe nuk po ndodhë vetëm për Kosovën por ka ndodhur edhe në vendet tjera dhe mjafton të shikohet në ato vende se si është ecur dhe cilat kanë qenë afatet dhe sa ka marrë kohë ky proces”, thotë Emrush Ujkani.

Procesi i Stabilizim-Asociimit, i miratuar dhe vënë në fuqi në vitin 1999, është korniza e politikave të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohet procesi i integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë. Ky proces ka tri qëllime strategjike, stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën Europiane.

  • Data 09.10.2012
  • Autor Bekim Shehu
  • Fjalët kyç Kosova, BE
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16MgA
  • Data 09.10.2012
  • Autor Bekim Shehu
  • Fjalët kyç Kosova, BE
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16MgA