Kosova është realitet që duhet të njihet | Ballkani | DW | 17.02.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova është realitet që duhet të njihet

Kosova është realitet i ri në Ballkan dhe Serbia duhet të pajtohet më këtë fakt, vlerësojnë analistët gjermanë në dyvjetorin e pavarësisë. Por me shpalljen e pavarësisë nuk kanë përfunduar edhe problemet.

default

Parlamenti i Kosovës, dy vjet nga shpallja e pavarësise

As dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, situata në Kosovë nuk ka ndryshuar shumë. Kosova edhe më tej duhet të bashkëpunojë me Serbinë, sepse vetëm kështu mund të përfitojë, pohon Johannes Jung, ekspert gjerman për Evropën Juglindore.

"Shpresoj se Kosova do të përfitojë nga afrimi i mëtejmë i Serbisë me Bashkimin Evropian. Kosova është shtet i pavarur dhe në këtë moment nuk kemi asnjë shkak që të mos besojmë se po shon në drejtim të BE-së", pohon Jung.

Çështja e statusit të mbyllet një herë e përgjithmonë

Christian Schwarz-Schilling

Christian Schwarz-Schilling

"Kosova është shtet i pavarur dhe kjo më nuk mund të ndryshojë. Sa më parë që Serbia e pranon këtë fakt, më shpejt do të përmirësohet ardhmëria e saj", pohon Christian Schwarz-Schilling, politikan gjerman dhe ish-përfaqësues i lartë në Bosnje-Hercegovinë. Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë dhe të ndërprejnë nënvlerësimin e njëra-tjetrës, mendon Schwarz-Schilling.

"Evropa duhet që një herë e përgjithmonë të zgjidhë problemin e çështjes së statusit të Kosovës. Më shumë se 20 vende të BE-së e kanë njohur Kosovën, që është një shumicë e madhe. Për shkak të pesë vendeve të tjera, Evropa nuk duhet të paraqitet kaq e qetë dhe me frikë", pohon ai.

Përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës këto ditë në Berlin ka komentuar edhe ish-presidenti e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Serbia ashpërson raportet vetëm me të vegjlit

"Serbia ka ashpërsuar raportet me të gjitha vendet më të vogla që kanë njohur Kosovën, por jo edhe me SHBA-në dhe vendet e mëdha. Kjo është e panevojshme. Serbia nëse nuk do, nuk ka nevojë ta njoh Kosovën, por nuk duhet të pengojë komunikimin e vendeve tona në rajon", pohon Mesiq.

Shqiptarët e Kosovës për vite të tëra kanë jetuar nën masat e dhunshme të Serbisë. Ndërhyrja e NATO-s ishte rruga e vetme për ndërprerjen e dëbimit të shqiptarëve. Problemi është që viktimat e dikurshme tani janë shndërruar në dhunues, pohon Tielmann Zülch, nga Shoqata për popujt e cënuar.

"Qeveria e Kosovës duhet që më në fund seriozisht të kutpojë mbrojtjen e minoriteteve. Duhet të mbrojë bashkësinë etnike serbe, romët, ashkalitë, dhe egjiptianët, sepse pas bombardimeve të NATO-s shtëpitë e tyre i kanë djegur ekstremistët shqiptarë. Ata jetojnë sot buzë ekzistencës, pa punë dhe përkujdesje mjekësore", pohon Zülch.

Tilman Zülch

Tilman Zülch

Rreziqet nga esktremizmi shqiptar

Lidhur me ekstremizmin shqiptar në Ballkan, flet edhe gazetari dhe autori gjerman Olaf Ihlau. Shqiptarët, sipas tij, pas dy gjeneratave do të jenë populli më i madh në Ballkan, e jo serbët.

"Atëherë zoti na ndihmoftë. Shqiptarët ende po e mbajnë nacionalizmin nën kotroll, por në qoftë se ai rritet do të shtohen tendencat 'shqiptaro-madhe' për bashkimin. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, ndërsa do të kërkojnë të bashkohen edhe shqiptarët që përbëjnë një të tretën e Maqedonisë, një pjesë e Malit të Zi, shqiptarët e jugut të Serbisë e kështu me radhë. Është kjo një fuçi baroti, një rrezik i ri për Ballkanin", pohon Ihlau.

Autor: Selma Filipoviq/Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 17.02.2010
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3c5
  • Data 17.02.2010
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3c5