1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova është atdhe edhe i serbëve

Kryeministri Hashim Thaçi, u tha sot anëtarëve të komunitetit serb, që të mos të frikësohen nga pavarësia e Kosovës. Ai i bëri thirrje serbëve të zhvendosur që të kthehen në Kosovë

Fëmijë duke luajtur në Fushë - Kosovë (Kosovo Polje)

Fëmijë duke luajtur në Fushë - Kosovë (Kosovo Polje)

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare. Gjatë një vizite që i bëri një fshatit Rubovc, të banuar me serbë në qendër të Kosovës, kryeministri Thaçi, u bëri thirrje pjestarëve të komunitetit serb që të mos frikësohen nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ai premtoi se qeveria e tij do t'u qëndrojë pranë serbëve dhe do të kujdeset për ta.

"Unë do të jem pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të punojmë në të mirë të Kosovës. Unë do të punojë që të gjithë të zhvendosurve tu krijohen kushte që të jetojnë pa probleme në Kosovë, sepse Kosova është atdhe edhe i tyre", u shreh kryeministri Thaçi.

Mirëpo, në qarqet e Kosovës ka kohë që spekulohet se në radhët e komunitetit serb është ngritur shqetësimi se pas shpalljes së pavarësisë, një pjesë e tyre do të largohen nga Kosova. Nga vetë serbët e Kosovës kjo gjë nuk thuhet, por analistët tërheqin vërejtjen se qeveria e Kosovës duhet të jetë e përgatitur të përballet edhe me këtë sfidë të mundshme.

Autoritetet e rendit tashmë kanë hartuar plane për sigurinë në Kosovë, ndërsa, masa të veçanta parashihen të ndërmerren përreth vendbanimeve serbe. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, thonë se shpallja e mundshme e pavarësisë së Kosovës mund të sjell incidente, megjithëse jo në shkallën e një konflikti serbo-shqiptar, por si incidente të izoluara. Përfaqësuesit shqiptarë thonë se incidentet mund të shënohen nga struktura të vijes ekstreme serbe por, nga ana tjetër përfaqësuesit e serbëve thonë se incidentet mund të shënohen nga euforia shqiptare.

Sidoqetëjetë, autoritetet e Kosovës vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të përmbajtur në veprimet e tyre në këtë fazë të ndjeshme të zgjidhjes së statusit dhe tërheqin vërejtjen se çdo incident apo provokim situate mund ta dëmtojë ëdë procesin e pavarësimit të Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

  • Data 05.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2sI
  • Data 05.02.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2sI