1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovës i duhet qeveria

Kryeadministratori i Kosovës Joakim Rycker, ka kërkuar që të formohet sa më shpejt qeveria e Kosovës.

Hashim Thaçi, PDK në parlamentin e ri, 4 janar 2008

Hashim Thaçi, PDK në parlamentin e ri, 4 janar 2008

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida. Ai ka kërkuar nga udhëheqësit politik kosovarë që të formojnë sa më shpejtë qeverinë. Kjo, sepse kur do të raportojë në më 16 janar në KS-it për zhvillimet në Kosovë, Rycker dëshiron të thotë qartë se Kosova ka institucione funksionale. "Mendoj se na duhen institucione funksionale demokratike gjatë tërë kohës, na duhet qeveria e re, po aq sa na duhej edhe konstituimi i parlamentit që tashmë është bërë. Akoma jemi në limite të tolerueshme kohore dhe nëse e kemi qeverinë deri të mërkurën, unë nuk shoh ndonjë problem të madh këtu," thotë Joakim Rycker.

Mirëpo, akoma nuk ka një marrëveshje të zyrtarizuar ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, për formimin e koalicionit qeveritar edhe pse zyrtarët e PDK-së, konfirmojnë se tashmë marrëveshja është arritur. Marrëveshja e koalicionit pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme nga dy liderët e dy forcave kryesore politike, Hashim Thaqit dhe Fatmir Sejdiut. Ditën e mërkurë në seancën e Kuvendit do të votohet në paket për kryetarin dhe kryesinë e kuvendit dhe për qeverinë. Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, në raportin e tij për Kosovën para KS-it, do të flasë për procesin e standardeve për Kosovën, funksionimin e institucioneve demokratike dhe për sundimin e rendit dhe ligjit.

  • Data 07.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClRx
  • Data 07.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClRx