1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Subjektet politike betohen për zgjedhje të ndershme

Në Kosovë subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit nënshkruan sot në Prishtinë kodin e mirësjelljes dhe u betuan për zgjedhje të ndershme.

default

Jakup Krasniqi

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetorit, u betuan sot për zgjedhje të lira të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurthemel i demokracisë, u tha ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, subjekteve politike të cilat nënshkruan deklaratën e mirësjelljes dhe u zotuan se do t'i përmbahen asaj në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 12 dhjetorit të jetë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe jo vullnet i manipuluar i qytetarëve të Kosovës. Ky është qëllimi dhe besoj dhe kërkoj që të gjitha partitë politike ta respektojnë deklaratën”, tha Jakup Krasniqi.

Daklarata e kodit të sjelljes:

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale të Republikës së Kosovës pajtohen për respektimin e deklaratës së përbashkët, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor 2010. Kjo deklaratë nuk e zëvendëson asnjë rregull ekzistuese dhe në asnjë mënyrë nuk e shfuqizon ligjin në fuqi për zgjedhjet. Partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre marrin solemnisht përsipër dhe i premtojnë njëri-tjetrit dhe popullit të Kosovës se do t'i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuara me ligj.”

Në zgjedhjet e jashtzakonshme të 12 dhjetorit do të garojnë 28 subjekte politike, në mesin e të cilave edhe 8 subjekte politike serbe. Fushata për zgjedhjet e 12 dhjetorit do të zgjasë vetëm dhjetë ditë edhe ajo do të fillojë më një dhjetor.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 15.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q9WF
  • Data 15.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q9WF