1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Plan strategjik për veriun

Qeveria e Kosovës, thotë se nuk do të përdorë forcën për implementimin e një strategjie, e cila është duke u hartuar për integrimin dhe funksionimin e shtetit edhe në veriun e Kosovës, të banuar më shumicë serbe.

Prishtina

Prishtina

Strategjia për veriun e Kosovës, e hartuar nga qeveria dhe zyra civile ndërkombëtare, orientohet në katër fusha: Fuqizimin e sundimit të ligjit, reformimin e pushtetit lokal që përfshinë krijimin e komunës me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, instalimin e qeverisjes lokale edhe në tri komunat e tjera veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike me investime të veçanta.

Grupi koordinues përfshin serbët lokalë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i tha DW-së, se të gjitha këto pika do të implementohet paralelisht, ndërsa në fokus të veçantë është krijimi i komunës së re të Mitrovicës së veriut. Grupi koordinues për komunën e veriut tashmë është formuar dhe në të janë të përfshirë edhe serbët lokalë. “Duket që përceptimi po ndryshon. Në këtë kuadër në po punojmë me popullatën lokale, me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, por ne kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare që t'i bëj presion pozitiv Beogradit që mos të ndërhyjë tek serbët e Kosovës, në veçanti në veri që të krijojë iluzionin që ata të mos integrohen në institucionet e Kosovës," thotë Hajredin Kuçi.

Beogradi që nga paslufta financon dhe mbështet strukturat paralele serbe në veri. Vetëm për vitin 2010 ka ndarë një buxhet prej 42 milionë eurosh. Por, synimi i strategjisë së Kosovës për veriun e vendit është shuarja e këtyre strukturave.

Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Peter Faith, nuk dëshiron të flasë shumë për strategjinë për veriun, sepse sipas, tij dokumenti akoma nuk është final mirëpo, në një konferencë për media në vija të trasha ai shpjegoi. “Strategjia për veriun bazohet në faktin që zyra civile ndërkombëtare nuk i njeh strukturat paralele serbe në veri, por njeh vetëm institucionet legjitime të Republikës së Kosovës. Sa i përket shqetësimeve për funksionimin e rendit dhe ligjit në veri në punojmë me një bazë ligjore që përfshin të gjithë teritorin e Kosovës," thotë Peter Faith.

Duhet biseduar me serbët e Beogradit

Përfaqësues të qeverisë në Beograd, thonë se strategjia e qeverisë së Kosovës dhe Zyrës civile ndërkombëtare për veriun, nuk mund të zbatohet pa biseduar me autoritetet e Beogradit. Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq, u ka thënë medieve serbe se institucionet e Kosovës për dhjetë vjet nuk kanë investuar në veri, këtë e ka bërë sipas tij vetëm qeveria e Serbisë dhe në këtë linjë ai thotë se strategjia e Kosovës për veriun është e pa implementueshme.

Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se Prishtina nuk do të bisedojë me Beogradin për strategjnë për veriun. “Beogradi dhe qeveria e Kosovës mund ta luajnë rolin pozitiv për zhvillimet që ndodhin në rajon. Por, asnjëri prej dy kryeqendrave nuk ka fuqi dhe nuk do të lejojmë që bëjmë ndërhyrje të brendshme në njëri tjetrin," thotë Hajredin Kuçi.

Angazhimi i KFOR-it i nevojshëm

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse duket që tash për tash nuk janë të përfshirë si palë në strategjinë për veriun. Ata thonë se nuk kanë marrë ndonjë dokument zyrtarisht nga qeveria dhe zyra civile ndërkombëtare që flitet për veriun e Kosovës. Por, analisti i pavarur Driton Lajqi, thotë për programin tonë se implementimi i strategjisë për veriun e Kosovës mund të arrihet vetëm me angazhimin e KFOR-it, si autoriteti i vetëm që ka shtrirje në të gjithë veriun e Kosovës. “Në fakt unë mendojë se duhet të ketë një marrëveshje të heshtur edhe me forcat e KFOR-it, sepse për përfshirjen e tyre është i pamundur që të shtrihet autoriteti i institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare në veri”, thotë Driton Lajqi.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës megjithë dëshirën për shuarjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, nuk parasheh ndonjë masë radikale që ta bëjë të pamundur funksionimin e tyre. Ata thonë se nuk parapëlqejnë logjikën e forcës, në këtë fazë nuk parashohin ta angazhojnë policinë në implementimn e strategjisë për veriun, mirëpo nëse është e nevojshme policia e Kosovës sipas tyre, ka kapacitete që të ndërhyjë.

Autor : Bekim Shehu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LahI
  • Data 19.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LahI