1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet parlamentare

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se procesi i zgjedhjeve ishte i rregullt dhe pa incidente. Edhe në veri të Kosovës nuk u shënua ndonjë incident, ndonëse pjesmarrja në votime ishte e ulët.

Vetëm 43,49 për qind e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote e shfrytözuan të drejtën e votës, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhor pas mbylljes së qendrave tö votimit. Në territoret e pakicës serbe në veri të vendit, pjesëmarrja ishte edhe më e ulët, njoftoi Lista Serbe. Në komentet e para abstenimi i zgjedhjeve u shpjegua me gjendjen e mjeruar ekonomike dhe sociale si dhe me korrupsionin që sundon gjithçka në Kosovë.

Asnjë incident serioz

Zyrtarë të policisë së Kosovës thanë se nuk është shënuar asnjë incident serioz që mund ta dëmtonte procesin zgjedhor, ndonëse ka pasur disa raste të izoluara, kur u desh të ndërhyjö policia. Kordinatorja e zgjedhjeve, Laura Pula, njoftoi se tetë persona janë arrestuar dhe ndaj tyre do të vazhdohet me procedura të rregullta gjyqësore.

Pjesëmarrje e ulët e komunitetit serb

Sipas Koalicionit të Organizatave Joqeveritare "Demokracia në Veprim" procesi zgjedhor në veri të vendit është zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur parregullsi. Por dalja e votuesve në zgjedhje sipas tyre ka qenë e ulët. Në pjesën veriore të Kosovës kishte më shumë prani të forcave ndërkombëtare të sigurisë të KFOR-it dhe EULEX-it dhe asnjëra nga këto mekanizma nuk njoftojnë të jenë shënuar incidente.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, shënon herën e parë të votimit në zgjedhjet e përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, partitë politike nga radhët e komunitetit serb do të kenë dhjetë vende të garantuara në parlamentin e Kosovës, sikundër edhe partitë e pakicave të tjera etnike jo shqiptare që do të kenë 10 vende.

Konkurrentet pretendojnö fitoren

Dy partitë më të mëdha politike në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit i vlerësuan të suksesshme dhe demokratike. Zyrtarët e të dy partive menjëherë pas mbylljes së qendrave tö votimit deklaruan se kanö epërsi ndaj njëra-tjetrës, mirëpo partia fituese do të dihet vetëm pas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-ve.

Zgjedhjet parlamentare të u vëzhguan nga mbi 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. 100 vëzhgues ishin nga Bashkimi Evropian. Shefi i vëzhguesve, Robero Gualtieri tha se të hënën do të publikohen gjetjet e misionit të tij për zgjedhjet parlamentare të 8. qershorit.

Bazuar në përvojën e numërimit të votave nga zgjedhjet e kaluara rezultatet paraprake të zgjedhjeve priten në orët e paradites së ditës së hënë (09.06).