1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Dialogu nuk duhet të ketë si qëllim vetveten

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Ky është opinioni i përgjithshëm në Kosovë. Analistët vlerësojnë se dialogu nuk do të japë rezultate nëse nuk hiqen shkaqet e vonesës së tij.

Qyteti kufitar i Motrivicës me Serbinë

Qyteti kufitar i Motrivicës me Serbinë

Dialogu nuk është dashur as të ndërpritet, shprehet Rada Trajkoviq, deputete e Listës së bashkuar serbe në Kuvendin e Kosovës: "...Janë vendime të dhimbshme për sa i përket dialogut me Kosovën, por janë zgjidhje të mira sa i përket afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian."

Serbët në veri sillen në mënyrë joracionale

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur edhe për shkak të kundërshtimit të serbëve që në pikëkalimet kufitare me Serbinë në veri të Kosovës të vendosen doganierët dhe policët kosovarë. Kështu ka katër muaj që ata kanë bllokuar rrugët në veri. Trajkoviqi vlerëson se me vendosjen e barrikadave kërcënohet liria e lëvizjes, jo vetëm për KFOR-in dhe EULEX-in, por edhe për të gjithë njerëzit. Prandaj sjellja e serbëve në veri të Kosovës vlerësohet nga Rada Trajkoviq si tërësisht joracionale.

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e para të zhvilluara në Bruksel

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e para të zhvilluara në Bruksel

Në të njëjtën kohë, analisti politik nga Prishtina, Behlul Beqaj thotë se rifillimi i dialogut pa heqjen e pengesave që e ndërprenë atë, nuk do të sjellë rezultate. "Nëse në të ardhmen pengesat nuk hiqen nga të dyja palët, atëherë unë mendoj se dialogu do të ketë për qëllim vetveten, pra vetëm të vazhdojë pa sjellur rezultate konkrete. Nëse vazhdohet kështu , atëherë ne do të kemi një konservim të gjendjes dhe ndoshta do të ketë edhe shfaqje të problemeve të reja në kuadër të atyre të vjetrave."

I pyetur nëse për çështjen e veriut të Kosovës duhet të diskutohet në Bruksel, Beqaj përgjigjet se kjo është një çështje urgjente. "Të gjitha këto probleme janë të lidhura me veriun e Kosovës dhe nëse ne nuk kemi ndonjë ndryshim në kuptimin pozitiv atëherë ne sigurisht që do të kemi një ndryshim në kuptimin negativ, dhe kjo nuk do të ishte në interes as të serbëve, as të shqiptarëve e as të bashkësia ndërkombëtare", thotë Beqaj.

Menaxhimi i përbashkët i kufirit është i pranueshëm

Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Prishtinës në dialogun me Serbinë

Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Prishtinës në dialogun me Serbinë

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës njoftoi se ka dhënë pëlqimin për arritjen e një marrëveshjeje për menaxhim të përbashkët të kufirit me Serbinë. Për analistin Beqaj menaxhimi i përbashkët i kufirit nuk është zgjidhje, por si një formë e pranueshme e cila mund të zbatohet nëse të dyja palët e pranojnë atë.

As Rada Trajkoviq nuk ka asgjë kundër menaxhimit të përbashkët të kufirit pasi për të Kosova është një zonë e vetme doganore. "Dikush nga serbët do të thotë se interesi po më përkon me atë të udhëheqjes politike të shqiptarëve. Unë do të thoja se pasi ata duan të përmbyllin pavarësinë, unë dua njëjtë integritetin territorial, por që do të mundësonte mbijetësen funksionale të popullit tim në këto hapësira."

Autor: Zulfija Jakupi / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Kelmendi