1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Zgjedhjet do të përsëriten në pesë komuna

17 Dhjetor 2010

Në Kosovë KQZ deklaroi përsëritjen e zgjedhjeve në 9 janar 2011 në tre komuna për shkak të keqpërdorimit të votës në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

https://p.dw.com/p/QeA7
Zgjedhje, Kosovë
Zgjedhje, KosovëFotografi: AP

Komisioni për ankesa dhe parashtresa, morri vendim për përsëritjen e tërësishme të votimeve në komunat Drenas, Skënderaj dhe Deçan, dhe përsëritjen e votimeve poashtu në një qendër votimi në Lipjan dhe një qendër tjetër në Malishevë. Kjo për faktin që gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit në këto komuna ka pasur parregullsi.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-ve, thotë. "Në shumicën e qendrave të votimit ka pasur keqpërdorime të ndryshme të evidentuara nga paneli zgjedhor për ankesa sipas vendimit të lartë cekur si dhe nga raporti i qendrës së numërimit të rezultateve," tha Valdete Daka.

Përsëritja e votimeve në komunat Skenderaj, Drenas dhe Decan, do të bëhet me nëntë janar të vitit të ardhshëm. Vendimi për përsëritjen e votimeve në këto komuna erdhi poashtu pasi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit i kontestuan pothuaj të gjitha partitë politike që garuan në zgjedhje, përveç PDK-së e cila në bazë të rezultateve preliminare fitoi 33 përqind të votave. Kjo parti tha se respekton çdo vendim që merret nga organet e KQZ-ve.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama