1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosor në Prishtinë: Kroacia mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor e shoqëruar nga 45 biznesmenë kroatë viziton Kosovën.

default

Konferenca e shtypit Kosor Thaçi në Prishtinë (24.08.2011)

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha në Prishtinë se vendi i saj i mbështet fuqishëm qëndrimet që dha në Beograd kancelarja Gjermane Angela Merkel, se Beogradi duhet të rifillojë dialogun me Kosovën e të shpërbëjë strukturat paralele në veri, nëse dëshiron të fitojë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kryeminstrja e Kroacisë po viziton Kosovën në kohën e thellimit të tensionimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pas zhvillimeve një muaj më parë në veri të Kosovës dhe ndalimit të futjes së mallrave serbe në Kosovë.

Nënshkruhen tri marrëveshje bileterale

E shoqëruar nga 45 biznesmenë kroat, Jadranka Kosor po merr pjesë në Prishtinë në forumin ekonomik, Kroaci-Kosovë, ku u nënshkruan tri marrëveshje bileterale në fushën e ekonomisë, transportit dhe integrimeve evropiane. Jadranka Kosor gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi, tha se Kosova mund të llogarisë me Kroacinë si një ndër shtetet më mike të saj në rajon, duke thelluar miqësinë tradicionale që këto dy vende e kanë pasur edhe në të kaluarën. "Kroacia është një ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e cila ka për synim ndërtimin e paqes në Ballkan dhe kjo është rruga të cilën ne e përkrahim. Për Kroacinë është shumë e rëndësishme që Kosova garanton të drejta të njëjta për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie", tha Jadranka Kosor.

Merkel Besuch in Kroatien

Nga takimi i kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministren kroate Jadranka Kosor në Kroaci (22.08.2011)

Kosor: Dialogu rruga e vetme drejt intergrimeve evropiane

Kryeministrja kroate tha, se për Kroacinë është shumë e rëndësishme që të vazhdojë dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe në këtë kuadër Krocia do ta përkrah këtë dialog sepse kjo është rruga e vetme drejt intergrimeve evropiane. "Unë e mbështes të gjithë atë që ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitë së saj në Serbi dhe unë këtë qëndrim do ta a cilësoja si një qëndrim të përbashkët të Kroacisë dhe të Gjermanisë. Ne si Kroaci do të ndihmojmë në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe konsideorjmë se kjo është e vetmja rrugë që duhet ndjekur", tha Jadranka Kosor.

Thaçi: Kosova marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët edhe me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij tha se Kosova dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinjë të saj në këtë mes edhe me Serbinë, duke theksuar se sovraniteti i Kosovës do të shtrihet në të gjithë teritorin e saj përfshirë edhe veriun. "Masat e reciprocitetit ndaj Sebisë që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës më 20 korrik kanë qenë të detyruara pas largimit nga dialogu nga ana e Serbisë dhe refuzimit të saj për propozim marrëveshjet e modelit evropian për vulat doganore të Kosovës. Ndërsa, vedimi i 25 korrikut për dërgimin e njësive speciale në dy pikat kufitare me Serbinë ka qenë për implementimin e plotë të këtij vendimi për reciprocitet, për ndaljen e kontrabandës, por edhe për ushtrimin e sovranitetit të plotë në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës", tha kryeministri Thaçi.

Hashim Thaci Ministerpräsident Kosovo

Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës

Kryeministri Thaçi tha se strukturat ilegale në veri të Kosovës që mbështeten nga Serbia do të shpërbëhen. Të gjitha ata që kanë shkelur ligjin do të përballen me drejtësinë dhe në këtë kuadër sipas tij, nuk do të ketë kompromis me askënd. Kryeministri Thaçi, ritheksoi se akoma është në fuqi vendimi i qeverisë që të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës të jenë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora