1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Korrupsioni në Rumani, Komisioni Europian zgjat monitorimin

Komisioni i BE-së shprehet për vazhdimin e monitorimit të Rumanisë. Sipas një raporti, vendi paraqet një progres të pamjaftueshëm në respektim të demokracisë dhe luftës së saj kundër korrupsionit.

default

Symbolbild EU Ru

Komisioni i BE-së e ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Victor Ponta për shkelje sistematike të shtetit ligjor dhe të pavarësisë së drejtësisë, si rrjedhojë ky vend duhet të monitorohet në mënyrë rigoroze. Lufta akutale për pushtet e qeverisë me presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese ngjall shqetësime serioze lidhur me respektimin e shtetit ligjor, thuhet në raportin e publikuar në Bruksel. Komisioni i BE-së i kërkoi Rumanisë deri në fund të vitit t'i tërheqë dekretet e nxjerra me procedurë të përshpejtuar. Prej muajsh kryeministri Ponta zhvillon një luftë pushteti ndër të tjera duke hapur procedurën e përshpejtuar për shkarkimin e presidentit konservator Traian Baseshku.

Rumania shpresoi se monitorimi do të përfundonte vitin e kaluar. Bashkimi Europian vendosi për monitorimin e saj në vitin 2007, kur vendi u bë pjesë e tij, për t´u siguruar që anëtari i ri do të përmbushte standardet europiane. Rumania e konsideron programin e monitorimit si një turp, pas përjashtimit të vendit nga zona europiane pa pasaporta, Shengen, çka e bën një vend anëtar të dorës së dytë të BE-së.

EU Barroso Rumänien

Presidenti i Komisionit të BE-s Jose Manuel Barroso

Për të qenë në të njëjtën linjë me pritshmëritë e Bashkimit Europian, kryeministri Victor Ponta është angazhuar në listën e 11 “pikave të shqetësimit” lëshuar nga kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso javën e shkuar. Progresi i Rumanisë do të kontrollohet në një raport që do të publikohet në fund të vitit. “Një sistem gjyqësor i pavarur, që funksion siç duhet, dhe respekti për institucionet demokratike janë të domosdoshme për besimin reciprok të Bashkimit Europian,” thuhet në raportin e draftit aktual të Komisionit Europian për Rumaninë. “Komisioni konsideron se hapat më të fundit të qeverisë rumune ngrenë shqetësime serioze rreth respektimit të këtyre parimeve themelore”.

Dy muaj të vështirë

Paqëndrueshmëria aktuale e Rumanisë filloi kur erdhi në pushtet qeveria e Pontas, më 7 maj. Që atëherë, qeveria ka kërcënuar me zëvëndësimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka injoruar një vendim gjykate dhe ka kaluar një dekret urgjent për kërkesën minimale të pjesëmarrjes në referendum për shkarkimin e presidentit Traian Basescu.

I përulur përpara presionit të Bashkimit Europian, Ponta ra dakord për të rivendosur pragun e pjesëmarrësve. Gjithsesi, parlamenti rumun, i dominuar nga Bashkimi Social Liberal i Pontës, planifikon për të debatuar referendumin këtë javë dhe të vendosë sërish për heqjen e kërkesës për pjesëmarrje, duke hapur një tjetër debat mes Gjykatën Kushtetuese dhe Bashkimin Europian.

Fushata e Pontas kundër Basescut ka çuar në pasiguri dhe paralizë të politikave që kanë tronditur tregjet dhe risin shqetësimin mbi 5 miliardë euro të marrëveshjes së ndihmës dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo gjë po dëmton edhe dy të tretat e huamarrësve që kanë kredi në valutë të huaj.

Basescu thotë se ata po nxitojnë për ta larguar atë nga frika e politikanëve të qeverisë për hetimet e vazhdueshme të korrupsionit. Prokurorët e anti-korrupsionit kanë krijuar një varg profilesh bindëse, mes tyre edhe atë të Adrian Nastase, ish-kryeministër dhe këshilltar i Pontas.

Në raportin e tij, Komisioni Europian vlerësoi dënimin e Nastase, duke deklaruar se ky është “një manifestim se Gjykata e Lartë ka filluar të japë vendime edhe kundër rangut më të lartë dhe të pandehurve me ndikim politik”.