1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Korrupsioni në Gjermani - Transparency International prezanton indeksin

Organizata "Transparency International" thotë se në Gjermani mund të bëhet edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit. Në Gjermani mungon një strategji e qeverisë federale kundër korrupsionit,

Në kohën e programeve koniukturore shtohet edhe rreziku për rritjen e korrupsionit

Në kohën e programeve koniukturore shtohet edhe rreziku për rritjen e korrupsionit

Kryetarja e "Transparency International", Sylvia Schenk thotë se në kohën e programeve koniukturore shtohet edhe rreziku për rritjen e korrupsionit. Sipas indeksit të kësaj organizate, Gjermania gjendet diku në mesin e vendeve perëndimore. Nga 180 vende, Gjermania është në vendin e 13, që do të thotë një vend më mirë se vitin e kaluar.

Korrupsioni në Gjermani është më i përhapuri në ekonomi. Raste ka pasur tek Volkswagen-i, ku anëtarët e bordit drejtues janë shpërblyer me krijimin e mundësive për udhëtime të largëta dhe shërbime dashurie, me qëllim që të miratojnë kontratat e reja të punës të koncernit. Në Siemens janë paguar miliona euro në numrat e llogarive të fshehura në gjithë botën, për të marrë kontrata pune, një formë kjo klasike e korrupsionit.

Landscape Banner - Korruption

Ekzistojnë të gjitha format e korrupsionit

Ekzistojnë të gjitha format e korrupsionit, pohon një prej hetuesve më të denjë, prokurori i Frankfurtit Wolfgang Schaupensteiner, i cili ka zbuluar deri tani mesatarisht rreth 1500 raste korrupsioni në vit. Por vetëm në pesë për qind të tyre dyshohet se janë kryer vepra penale. Rreth 40 përqinde e tyre kanë ndodhur në sipërmarrjet publike.

Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me dhënien e rryshfeteve për sigurimin e kontratave të ndryshme për ndërtimin e shkollave, stadiumeve dhe rrugëve. Këto kontrata duhet të jepen me tendera të hapur, por vetëm deri në një shumë të caktuar. Për shuma më të vogla, kontratat mund të jepen pa tendera.

Shumë të prekura nga korrupsioni janë autoritetet për dhënien e lejeve. Aktualisht po hetohet si është e mundur që një sipërmarrje për prodhimin e farërave të nxjerrë në treg prodhime të manipuluara gjenetikisht. Me këtë rast po merret edhe mbrojtësi i mabjentit Christoph Then: "Gjurmët për dhënien e lejes të çojnë deri tek autoirtetet përkatëse të zyrës për mbrojtjen e konsumatorëve. Shumë njerëz janë të afërt me industrinë."

Afërsia me industrinë duket se është problem i madh tek politikanët. Vetëm nga qeveria e kaluar, nëntë sekretarë shteti kanë kaluar menjëherë pas përfundimit të mandatit në sektorin e ekonomisë. Eksperti për çështje juridike, Peter Alexis Albrecht thotë: "Në këtë sektor marrëveshjet arrihen me dyer të mbyllura. Secili prej tyre e di se çfarë mund të bëhet e çfarë jo, prandaj prokuroria e ka shumë vështirë të dëshmojë ndonjë marrëveshje paraprake. Drejtësia është e pafuqishme."

Grafiku i korrupsionit, 2009

Gjermania gjendet diku në mesin e vendeve perëndimore.

Drejtësia është e pafuqishme

Ligji në Gjermani dënon përfitimin nga posti. Pyetja më e rëndësishme është sa të influencueshëm dhe të korruptuar janë politikanët ? Për këtë çështje është debatuar shpesh edhe në Bundestag. "Kjo është çështje sensibiliteti. Në Gjermani kjo formë e korrupsionit është për fat të keq legale."

Në Gjermani nuk është miratuar kurrë një ligj për vendim marrësit në politikë, një çështje shumë interesante edhe për gazetarët investigativë si Hans Leyendecker. "Ky është skandal i madh. Askush nuk shqetësohet dhe kurrë nuk është hetuar pse deputetët refuzojnë një ligj të tillë."

Korrupsionin këtu duhet të parandalojë krijimi i një kodeksi nderi. Por eksperti i drejtësisë Achim von Arnim vetëm buzëqesh kur dëgjon këtë konstatim. "Kodeksi i nderit nuk mjafton. Sikur politikanët të kishin nder, ata nuk do të bënin gjëra të tilla. Prandaj duhet hartuar një ligj."

Christian Humborg i Transparency International mendon po ashtu se duhet vepruar, sepse në këtë mënyrë dëmtohet demokracia. Transparenca është e domosdoshme, thotë ai. Lufta kundër korrupsionit në Gjermani mund të ketë sukses vetëm në qoftë se asaj i përmbahen edhe qytetarët e rëndomtë. Por ata nuk veprojnë kështu, pohojnë autoritetet e tatimeve. Rastet e mashtrimeve arrijnë një vlerë prej rreth 150 miliardë eurosh në vit.

Autor : Wolfgang Dick / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 17.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KZJc
  • Data 17.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KZJc