1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Korrupsion në fabrikën e vdekjes - Tragjedia Gërdec

Dyshime të forta për përfitime të paligjshme nga shkatërrimi i armëve. Shfrytëzim i punës së fëmijëve, aplikim i punës së zezë për të rriturit dhe mungesë totale e sigurimit teknik në Gërdec.

Gërdec 17 mars, 2008

Gërdec 17 mars, 2008

Bilanci i të vrarëve është rritur sot në 17 kur operacionet e kërkim shpëtimit gjetën një tjetër trup të karbonizuar. Tre ditë pas tragjedisë kanë dalë fakte mbi bazën e të cilave hidhen dyshime të forta për afera korruptive me municionin e çaktivizuar dhe punën e fshatarëve të Vorës, që punonin atje.

Një deklaratë zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë hedh poshtë egzistencën e një kontarate mes SHBA dhe qeverisë së Tiranës për shkatërrimin e armëve në Gërdec. Ajo bën të ditur se kontarata ishte lidhur vitin e kaluar mes një kompanie amerikane private, me qendër në Karolinën e Jugurt, e quajtur Southern Ammunition Company. Kontrata pat përfunduar në dhjetor 2007 dhe merrte persiper vetëm shkatërrimin e municioneve me kaliber të vogël.
Deklara zyrtare e ambasadës amerikane përgënjeshtron pohimin e qeverisë sipas të cilit SAC, ( Southern Anmmunition Company) kishte lidhur një kontratë të re në Janar 2008 për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë. Por kryeministri Berisha tha se „ Ministria e mbrojtjes disponon kontratën me kompaninë amerikane në fjalë.“

Ndërkohë kompania vendase nënkontraktuese që punësonte njerëzit figuron me precedent penal për evazion fiskal të përmasave të mëdha. Drejtuesi i saj Mihal Delijorgji, u arrestua sot pas një fletë arresti të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës. Kryeministri Berisha tha se "nuk kishte asnjë dijeni për kompaninë nënkontraktuese dhe as për precedentin e saj penal pasi nuk ishte kopetencë e Këshillit të Ministrave".

Grupi hetimor ka gjetur fakte të tjera tronditëse. Gërdeci ishte vendi ku grumbullohej municioni që duhej asgjësuar nga gjithë Shqipëria. Metali dhe lënda plasëse e përftuar nga shkatërrimi i predhave në Gërdec blihej nga kompania amerikane Southern Ammunition Company dhe pastaj i shitej kompanisë shtetërore vendase MEIKO me një çmim 2% më të shtrenjtë.

Banorët e mbijetuar të Gërdecit dhanë sot dëshmi që e ashtuquajtura fabrikë ishte thjesht një territor i rrethuar me llamarinë pa minimumin e kushteve për sigurimin teknik. Papunësia e madhe dhe varfëria e skajshme në zonën e Gërdecit i detyronte banorët e saj të pranonin punën ne kushte të tilla të rrezikshme.

Grupi i hetimit ka shqyrtuar edhe nëse fshatarët që punonin në fabrikën e vdekjes ishin të siguruar apo jo. Të dhënat e përftuara nga Sigurimet tregojnë se që nga prili 2007 kur filloi procesi i çaktivizimit të municioneve numri i të siguruarve shtrihet ne një amplitudë tronditëse që shkon minimalisht nga 2 dhe maksimalisht në 30 të siguruar ndër 150 fshatarët që
punonin atje.

Në shtypin e pavarur të Tiranës botohet sot dëshmia e një fëmije 10 vjeçar nga fshati që punonte në të zezë me një rrogë tepër të ulët. Publikimi i fakteve të tilla është shoqëruar sot me një kërkesë tjetër të opozitës drejtuar kryeministruit Berisha për të dhënë
dorëheqjen. „Shqiptarët kudo që janë, shoqëria civile edhe opozita kërkojnë dorëheqjen e Berishës si më të voglën gjë për atë që shkaktoi gjëmën e madhe. Nuk e pranojmë për kryeministër sepse fatkeqësia nuk ishte natyrore por politike.“

Të martën pasdite më 18 Mars, Parlamenti i Shqipërisë do të zhvillojë nje seancë të posaçme për tragjedinë e Gërdecit.

  • Data 18.03.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQiC
  • Data 18.03.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQiC