1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut teston një bombë me hidrogjen

Kim Jong Un vazhdon kursin e acarimit. Koreja e Veriut njofton për testin e një bombe me hidrogjen.

Testi kishte pasur "sukses absolut" njoftoi televizioni shtetëror i Koresë së Veriut. Bomba është edhe më e fuqishme se përpjekjet e mëparshme dhe një hap i rëndësishëm për programin e armëve bërthamore të vendit, u tha në televizionin shtetëror. Përhapje radioaktiviteti nuk kishte pasur.

Bombat hidrogjenike janë armë bërthamore me potencial të madh shkatërrues, me të cilat mund të gjenerohen shpërthime edhe më të forta sesa me bomba atomike konvencionale.

Protestesta të ashpra nga Kina dhe Koreja e Jugut

Koreja e Jugut dhe Kina e kritikuan ashpër testin e ri bërthamor të Koresë së Veriut. Kina i bëri thirrje vendit fqinj të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Veprimet ishin të gabuara, tha Ministria e Jashtme e Kinës. Ato do ta përkeqësojnë krizën dhe nuk janë në interes të vendit. Kina i bëri thirrje Koresë së Veriut që të kthehet në tryezën e bisedimeve. Megjithatë, kryetari i shtetit dhe partisë së Kinës Xi Jinping nuk e përmendi me asnjë fjalë testin e armëve bërthamore, kur hapi  me një fjalim 50 minutësh mbi situatën në botë forumin ekonomik të samitit të vendeve të Brics-it në qytetin portin juglindor të Kinës në Xiamen.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae, e kritikoi testin bërthamor të Koresë së Veriut dhe kërkoi "dënimin më të ashpër" të qeverisë në Phenian. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vendosë sanksione të mëtejshme për "izolimin e plotë" të Koresë së Veriut," tha Chung Eui Yong, kryetar i Këshillit të Sigurimit, pas një sesioni urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Seul.

Presidenti Moon njoftoi në takim se do të bisedojë  me SHBA-në për dërgimin e "potencialeve më të forta strategjike të ushtrisë amerikane, duke e pasur ndoshta fjalën për armët bërthamore taktike, të cilat SHBA-ja i ka tërhequr nga Koreja e Jugut në vitin 1991.

Dridhje të fuqishme toke

Qendrat sizmiologjike të Kinës, Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së regjistruan dridhje të fuqishme toke që lidhen me provat bërthamore të Koresë së Jugut. Drejtorja e qendrës sizmiologjike të Koresë së Jugut, Lee Mi Sun, tha se shpërthimi i së dielës ishte pesë deri gjashtë herë më i fortë se prova e mëparshme e armëve bërthamore në shtator 2016.

Erdbeben erschüttert Nordkorea Presskonferenz in Seoul Südkorea (picture-alliance/AP Photo/Lee Jin-Man)

Drejtorja e qendrës sizmiologjike të Koresë së Jugut, Lee Mi Sun

Qendra sizmiologjike e Kinës njoftoi për një tërmet me magnitudë 6.3 në verilindje të Koresë së Veriut në një thellësi prej zero metrash. Pak më vonë u regjistrua një tërmet i dytë me fuqi prej 4.6 ballë, siç raportoi agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap. Qendra sizmiologjike e SHBA-së USGS tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 5.6 ballë në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Prova me armë atomike me forcë tronditëse prej 6.3 ballësh është prova më e fuqishme me armë bërthamore në Korenë e Veriut. Epiqendra e tërmetit ishte rajoni Kilju, ku ndodhet poligoni i provave bërthamore, njoftojnë autoritetet e Koresë së Jugut.