1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut në fokus të ministrave të jashtëm të G-8-ës

Koreja e Veriut ishte me siguri kryetitulli më i rëndësishëm nga samiti i ministrave të jashtëm të vendeve të G8-ës në Kioto. Dy ditë u takuan atje ministrat e shtatë shteteve më të industrializuara dhe të Rusisë.

default

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në samitin e G-8-ës.

Në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të G8-ës në Kioto u trajtua një mori temash, tha mikpritësi, ministri i jashtëm japonez Komura. Prandaj përmbledhja me shkrim prek nga gjendja në Lindjen e Afërme, tek Irani dhe Iraku, Nagorno Karabahu deri tek lufta kundër kriminalitetit të organizuar ndërkombëtar. Por peshën më të madhe në bisedimet midis ministres së jashtme amerikane Rice dhe homologëve nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Rusia e zuri, të paktën gjatë ditës së dytë, Koreja e Veriut.


Të enjten Koreja e Veriut paraqiti deklaratën për programin e vet bërthamor. Në këmbim presidenti amerikan nisi procedurën për heqjen e Koresë së Veriut nga lista e të ashtuquajturave shtete që nuk mund t'u zihet besë, atyre shteteve që konsiderohen mbështetëse të terrorizmit. Japonia nga ana tjetër kërkon ende prej Koresë së Veriut zbardhjen e rasteve të rrëmbimit të shtetasve japonezë, përpara sesa të jetë e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut autoritariste. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u tregua i përmbajtur pas diskutimit.


"Heqja e përgatitur nga lista e terrorit është një hap i parë, i cili nuk do të thotë që masat e sanksionit hiqen. Prandaj politika e jashtme amerikane po e zbut qëndrimin e saj kundrejt Koresë së Veriut dhe sinjalizon me mundësinë për heqje nga lista e terrorit, se me vazhdimin e sjelljes bashkëpunuese dhe konspirative në çështjen e çnuklearizimit janë të mundura edhe hapa të tjera."


Sipas vlerësimit të organizatave të ndihmave, Koreja e Veriut është në një gjendje tepër të vështirë dhe pothuajse nuk i ushqen dot banorët e vet. Paraqitja e listës së programit të saj bërthamor, e cila mbërrin me gjysmë viti vonesë, duhet parë në këtë kontekst sikurse edhe inskenimi me efekt mediatik i hedhjes në erë të kulla e ftohjes së centralit bërthamor në Yongbyon.


Ministrat e jashtëm të G8-ës diskutuan edhe për gjendjen në Iran dhe për programin e tij të pasurimit të uraniumit. Në deklaratë thuhet se ekziston shqetësim i madh për gjendjen dhe do të vazhdojë të ndiqet politika me dy drejtime. Nga njëra anë duhet vazhduar dialogu me Iranin, nga ana tjetër duhet rritur trysnia mbi këtë vend. Në lidhje me gjendjen në Zimbabve ministrat e jashtëm të G8-ës pajtohen se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë të pamundura.

  • Data 27.06.2008
  • Autor Peter Kujath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERyq
  • Data 27.06.2008
  • Autor Peter Kujath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERyq