1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut largon raketat nga poligoni për lansim

Sipas të dhënave amerikane Pheniani ka tërhequr dy raketa nga bartëset për lansim në poligonin e Bregut Lindor. Ky veprim vjen një ditë para se presidenti amerikan Obama të takohet me presidenten koreanojugore Park.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Korea e Veriut nuk ndodhet në prag të testimit të raketave me rreze të mesme veprimi. Dy rakatet e tipit "Musudan" të vendosura deri tani në poligonin e Bregut Lindor nuk janë më të gatshme për lansim dhe janë larguar sërish nga sistemet bartëse për lansimin e tyre, thuhet në qarqet qeveritare në Uashington. Raketat janë dërguar në një depo, njofton kanali televiz amerikan CNN.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut i druheshin një testi të raketave me rastin e ditëlindjes së themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung me 15 Prill. Raketat "Musudan" kanë një rreze të gjatë veprimi nga 3000 deri në 3500 kilometra dhe mund të godasin kështu edhe bazat amerikane në ishullin e Paqësorit Guam. Ato janë zhvilluar në Korenë e Veriut duke u bazuar në teknologjinë ruse për prodhimin e raketave.

SHBA përshndesin "pauzën e provokimit"

Gjatë prillit shte përshkallëzuar shumë konflikti në gadishullin korean. Në këtë mënyrë qeveria në Phenian e anuloi marrëveshjen e armëpushimit me jugun të arritur në vitin 1953. Për më tepër, regjimi komunist shkëputi të gjitha lidhjet me Korenë e Jugut duke mbyllur edhe zonën e veçantë ekonomike Kaesong të drejtuar bashkërisht.

Më parë, Koreja e Veriut provokoi bashkësinë ndërkombëtare me lansimin e raketave dhe prova bërthamore duke kërcënuar Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me sulm bërthamor. Pas një prove bërthamore në muajin shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

Në foto, John Kerry

Në foto, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kishte paralajmëruar qeverinë në Phenian nga provat e raketave duke e quajtur një hap të tillë si një "gabim të madh". "Në ditët e fundit, retorika luftënxitëse e Phenianit është zbutur dukshëm. Zëdhënësi i Pentagonit, George Little e vlerësoi si një zhvillim pozitiv "pauzën e provokimit".

Obama pret Park-un

Tërheqja e raketave vjen një ditë para se presidenti amerikan Barak Obama të ketë pritur në Uashington presidenten koreano jugore Geun Hye Park. Konflikti midis dy vendeve me Korenë e Veriut, sipas mediave amerikane do të jetë temë kryesore e takimit. Takimi i nivelit të lartë zhvillohet me rastin e 60 vjetorit të armëpushimit pas Luftës së Koresë, i cili u arrit më 27 korrik të vitit 1953.