1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut - krizë me pak diapazon veprimi

Në fillim mendohej se Kim Jong Uni do të ndjekë një kurs të ri. Por politika e tij po tregon se ai ndjek një linjë edhe më të fortë se paraardhësit e tij.

Pyetja nuk ishte 'nëse', por më tepër se 'kur', pra ç'moment do të zgjidhte Koreja e Veriut për të zhvilluar pas vitit atyre të 2006 dhe 2009, një provë tjetër bërthamore? Përgjigjen regjimi i Kim Jong Unit e dha të martën (12.02.). Pak para orës katër të mëngjesit, sipas orës qendrore evropiane, stacionet sizmike të vendeve të ndryshme regjistruan një "tërmet artificial" në verilindje të vendit, ku gjendet baza e provave Pung Gyeri. Çka pasoi ishte një dridhje tjetër: një tërmet indinjate dhe kritika nga e gjithë bota në adresë të Koresë së Veriut.

SEOUL, SOUTH KOREA - FEBRUARY 12: South Korean conservative protesters participate in the anti-North Korea rally demonstrating against North Korea's nuclear test on February 12, 2013 in Seoul, South Korea. North Korea confirmed it had successfully carried out an underground nuclear test, as a shallow earthquake with a magnitude of 4.9 was detected by several international monitoring agencies. South Korea and Japan both assembled an emergency meeting of their respective national security teams after the incident. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)

Tërmet indinjate dhe kritika nga e gjithë bota në adresë të Koresë së Veriut.

Shumë politikanë udhëheqës si presidenti amerikan Barak Obama, kryeministri japonez Shinzo Abe, ose ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle e dënuan testin nëntokësor, Këshilli i Sigurimit u mblodh në të njëjtën ditë në një sesion urgjent dhe njoftoi masa të mëtejshme dhe sanksione kundër shtetit komunist.

Po me sanksionet e vendosura në janar edhe me miratimin e Kinës, KS nuk ka në arsenalin e vet shumë vend për masa të tjera, mendon Hanns Günther Hilpert ekspert për Azinë Lindore pranë SWP në Berlin. Sipas mendimit të tij ndaj Koresë së Veriut nuk do të ketë një embargo të plotë ekonomike, edhe vetëm për shkak se Kina do të kundërshtojë. Dhe dënime të tilla si ndalimi i udhëtimit për persona të caktuar janë më shumë me karakter simbolik. "Ato nuk do ta pengojnë Korenë e Veriut që të vazhdojë politikën e vet agresive".

UN Sicherheitsrat Nordkorea

Këshilli i Sigurimit nuk ka në arsenalin e vet shumë vend për masa të tjera

Vetëm kundër pjesës tjetër të botës

Cai Jian profesor për Studime Politike Ndërkombëtare në Universitetin Fudan në Shangai thotë se "Në fillim mendohej se Kim Jong Uni është i ri dhe do të ndjekë një kurs të ri. Por tani politika e tij tregon se ai mban linjën e paraardhësve të tij, madje një linjë edhe më të fortë se ata." Kim Jong Uni ndjek një politikë frikësimi, por sipas Hanns Günther Hilpert edhe Koreja e Veriut nuk ka shumë mundësi: "Pas dërgimit të një rakete në hapësirë dhe provave bërthamore, asaj tani i ka mbetur vetëm të sulmojë ushtarakisht. Prandaj edhe pse stabliteti në rajon u trondit pas testit të fundit, paqja nuk është e kërcënuar drejtpërdrejt."

Kim Jong-Un

Në fillim mendohej se Kim Jong Uni do të ndjekë një kurs të ri

Megjithatë pasiguria po shtohet. Madje dhe Kina, aleati më i rëndësishëm i Koresë së Veriut, e cila është ndërkombëtarisht e izoluar, i bëri thirrje urgjentisht Phenianit "për të mos kryer veprimtari të tjera që mund të përkeqësojnë situatën".

Roli kyç i Pekinit dhe Uashingtonit

Fakti që Pekini po e kritikon ashpër Korenë e Veriut pas provave me raketa vitin e kaluar dhe mbështeti - edhe pse me kufizime - zgjerimin e sanksioneve duket se janë regjistruar me shqetësim nga Koreja e Veriut. Sepse ky vend i varfër dhe i izoluar ndërkombëtarisht është i varur në çdo drejtim prej mbështetjes së fqinjit të madh. Kina e merr në mbrojtje Korenë e Veriut për motive strategjike, për t'u profilizuar si kundërpeshë ndaj SHBA dhe aleatëve të saj në rajon. Profesor Cai Jian thotë se për këtë shkak Pekini nuk ushtron presion tepër të madh ndaj Phenianit. Po ashtu ai mendon se ndikimi i Kinës ndaj Koresë së Veriut është i pranishëm por i kufizuar.

Hanns Günther Hilpert mendon pak ndryshe. "Kina mund të ndikojë ndaj Koresë së Veriut me masa drastike. P.sh. në rast se Pekini mbyll kufirin Koreja e Veriut ndoshta mund të marrë fund. Por Kina nuk do t'i hyjë këtij rreziku." Çelësi vetëm për një zgjidhje diplomatike të krizës është sipas mendimit të tij tek Uashingtoni dhe Pekini. "Gjithçka varet nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të bien dakord për një politikë të përbashkët për Korenë." Por për momentin nuk duket kështu.