1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut konfirmon ekzekutimin e xhaxhait të Kim

Në Korenë e veriut diktatori i ri Kim ka eleminuar me një proces të shkurtër xhaxhain e tij, deri kohët e fundit me shumë ndikim. 67-vjeçari u ekzekutua.

Xhaxhai dikur me shumë ndikim i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Jang Song Thaek, u ekzekutua. Sikurse njoftojnë mediat shtetërore në Phenian një gjykatë ushtarake e dënoi 67-vjeçarin Jang me vdekje për "veprimtari kundërrevolucionare" dhe përpjekje për përmbysjen e pushtetit. Menjëherë pas gjykimit ai u ekzekutua.

Kim e kishte shkarkuar më parë nga postet xhaxhain e tij, i cili konsiderohej si njeriu i dytë më i rëndësishëm në shtetin komunist. E gjithë kjo qe bërë duke shfrytëzuar fuqimisht makinerinë e propagandës.

Qeveria e Koresë së Jugut u shprehur me shqetësim pör ekzekutimin e xhaxhait të diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. "Qeveria është thellësisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Korenë e Veriut dhe po ndjek situatën me kujdes," u deklarua të premten (13.12) në Seul.

Në një reagim të parë nga Shtëpia e Bardhë u tha se ekzekutimi është një tjetër shembull i "brutalitetit ekstrem të regjimit."