1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në

Koreja e Veriut nuk heq dorë nga kërcënimet. Udhëheqja në Penjan kërcënoi me sulm SHBA-në, si dhe bazat e saj ushtarake në Paqësor. Ushtria është vënë në gatishmëri të plotë.

Koreja e Veriut, sipas të dhënave të veta, ka vënë në gatishmëri të plotë luftarake të gjitha njësitë e artilerisë. Mediat shtetërore njoftuan, se me urdhër të komandës supreme ekziston "gatishmëri luftarake" e nivelit të lartë për artilerinë, duke përfshirë edhe njësitë e raketave strategjike. Njësitë duhet të jenë të përgatitura për sulme në territorin e SHBA-së, Havait dhe Guamit, si dhe bazat e tjera ushtarake amerikane në Paqësor. Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur kohët e fundit në mënyrë të ndjeshme, qëkurse Phenjani me ashpërsimin e sanksioneve të OKB-së pas testit të tretë nëntokësor bërthamor shfuqizoi paktin e mossulmimit me Korenë e Jugut. Më parë Koreja e Veriut kishte kërcënuar Shtetet e Bashkuara me një sulm bërthamor. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut ranë dakord të premten (22.03.2013) për rritjen e bashkëpunimit ushtarak.

Kim Jong-Un viziton Ushtrinë Popullore, mars 24.03.2013

Kim Jong-Un viziton Ushtrinë Popullore, mars 24.03.2013



SHBA angazhohet të mbështesë ushtarakisht Korenë e Jugut

Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë zhvilluar një plan të përbashkët veprimi në rastet e provokimeve ushtarake nga Koreja e Veriut. Ai lejon një "reagim direkt dhe të vendosur ndaj çdo provokimi koreanoverior". Plani u zhvillua pas sulmit koreanoverior në ishullin Yonpyong, që i përket Koresë së Jugut, në nëntor 2010 dhe është nënshkruar të premten e kaluar (22.03.2013) , bënë të ditur forcat ushtarake amerikane në Korenë e Jugut. Detajet e planit mbeten të paqarta, po ashtu e paqartë mbetet, se çfarë kuptohet me "provokim". Ushtarakët në Korenë e Jugut megjithatë bënë të qartë, që SHBA-ja do t'i mbështesë aleatët e saj edhe në raste provokimesh të vogla dhe jo vetëm në rastin e shpërthimit të një lufte. SHBA-ja ka të dislokuar në Korenë e Jugut 28.500 ushtarë.