1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Veriut ashpërson retorikën

Deklaratat e fundit nga Pheniani kanë të bëjnë me një sulm të mundshëm bërthamor ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Një përshkallëzim i ri i konfliktit: Regjimi në Phenian ka kërcënuar zyrtarisht SHBA-në me një sulm të mundshëm atomik duke përfshirë edhe armët bërthamore. Në një komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë koreanoveriore, të publikuar nga agjencia koreane zyrtare e lajmeve KCNA, ushtria koreanoveriore pretendon për një sulm bërthamor taktik ndaj kërcënimeve amerikane. Sipas agjencisë, kërcënimet amerikane do të asgjësohen nga mjetet e efektshme dhe të shumëllojshme bërthamore.

Paralajmërimi erdhi pasi Pentagoni tha se do të vendosë një sistem të mbrojtjes nga raketatat në bazën ushtarake Guam për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse të SHBA-së në rajon. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel theksoi se nuk dëshironte që t'i nënvleftësojë kërcënimet e Phenianit, pasi mjafton një gabim dhe gjithçka është e pakthyeshme. "Ata kanë aftësi bërthamore tashmë. Ata kanë mundësi që të nisin raketa, dhe duke u nisur nga disa veprime të fundit, Koreja e veriut përbën një rrezik të vërtetë dhe të qartë. Kemi të bëjmë me kërcënim të interesave tona e të aleatëve tanë, që nga Koreja e Jugut dhe Japonia dhe drejtpërdejtë të Shteteve të Bashkuara", tha Hagel.

Koreja e Veriut bllokoi të mërkurën (03.04.2013) kufirin për në zonën e përbashkët industriale me Korenë e Jugut, Kaesong

Koreja e Veriut bllokoi të mërkurën (03.04.2013) kufirin për në zonën e përbashkët industriale me Korenë e Jugut, Kaesong


Ministri i Mbrojtjes Kim Kwan Jin pati kërcënuar më parë me aksione ushtarake, nëse gjendja bëhet serioze. "Një aksion ushtarak do të ishte i mundshëm në mënyrë që të sigurohet jeta e koreanojugorëve", tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë kërcënimet e Phenianit si një rrezik të vërtetë dhe të qartë ndaj interesave të tyre dhe aleatëve në rajon. Washingtoni ka vendosur të dërgojë një sistem të ri mbrojtjeje me raketa në ishullin Guam të Paqësorit si përgjigje ndaj kërcënimeve koreanoveriore për sulme bërthamore.


Kërcënimi i sotëm (04.04.2013 ) është i fundit i një serie kërcënimesh nga Pheniani drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Tensionet në Gadishull janë rritur qysh kur Koreja e Veriut realizoi provën e tretë bërthamore muajin e kaluar, gjë që çoi në vendosjen e sanksioneve të reja kundër saj.