1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koreja e Jugut e zhvilloi manovrën ushtarake megjithë kërcënimet e Koresë së Veriut për luftë

Noftimi se Koreja e Veriut është treguar e gatshme t'i lejojë inspektorët e OKB-së të kontrollojnë impiantet atomikë interpretohet si sinjal se ajo s'është e interesuar për acarimin e mëtejshëm të gjendjes në gadishull.

default

Marinsa koreanojugorë në territorin e ishullit Jeonpjong

Ushtria koreanojugore synon të dëshmojë fuqinë e saj. Seuli thekson vazhdimisht se artileria duhet të stërvitet për të qenë e përgatitur më mirë prej goditjeve të mundshme nga Koreja e Veriut. Stërvitja me armë luftarake u zhvillua pikërisht në brigjet e ishullit Jeonpjong, i cili ishte qëlluar para rreth një muaji me artileri prej palës koreanoveriore. Prej goditjeve u vranë dy civilë dhe dy ushtarë. Tensionet mes dy Koreve, të cilat nënshkruan pas luftës së Koresë në vitin 1953 vetëm një marrëveshje armëpushimi, janë tepër të mëdha.

"Qeveria do të bëjë gjithçka është e nevojshme dhe ushtria do ta nderojë emrin e vet duke mbrojtur pesë ishujt në afërsi të vijës kufitare me veriun dhe duke reaguar si duhet ndaj çdo provokimi të veriut", deklaroi presidenti koreanojugor Li Myung-Bak pas sulmit koreanoverior.

Edhe pse Kina dhe Rusia u bënë thirrje të dyja palëve të tregohen të përmbajtura dhe i kërkuan Koresë së Jugut të hiqte dorë nga manovra, ushtria koreanojugore këmbëngul që kemi të bëjnë me një manovër rutinë, që zhvillohet rregullisht prej vitesh. Koreja e Jugut ka mbështetjen e SHBA, që janë të mendimit se aleatja e tyre ka të drejtë të zhvillojë të tilla manovra.

NO FLASH Südkorea Militärmanöver

Nga 1.400 banorët e dikurshëm të ishullit Jeonpjong në të jetojnë sot vetëm 100. Pjesa tjetër eshtë shpërngulur në qytete të tjera të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut nuk e ka njohur kurrë vijën kufitare të vendosur mes dy vendeve pas luftës në Detin e Verdhë. Dokumente të botuara para pak kohësh dëshmojnë se edhe ish-ministri i Jashtëm amerikan Kisinger kishte thënë në vitet 70-të se ky kufi detar bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se mund të jetë burim mosmarrëveshjesh ushtarake në të ardhmen. Kufiri në Detin e Verdhë kalon direkt përpara bregdetit koreanoverior, edhe pse sipas zonës së demilitarizuar që përshkon të gjithë gadishullin e Koresë kjo duhet të ishte ndryshe.

Edhe pse trupat e të dyja vendeve janë në gatishmëri të plotë, ka sinjale se Koreja e Veriut nuk është e interesuar për acarimin e mëtejshëm të gjendjes në gadishull. Kështu njoftohet se Koreja e Veriut është treguar e gatshme që t'i lejojë sërish inspektorët e OKB-së të kontrollojnë impiantet atomikë të vendit.

Autor: Peter Kujat/Pandeli Pani

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 21.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QgzE
  • Data 21.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QgzE