1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kooperim apo konfrontim - marrëdhëniet pakistanezo-indiane pas terrorit të Bombeit

A mund të dështojë procesi i paqes mes dy vendeve pas sulmeve të përgjakshme në Bombei?

default

Forcat indiane të sigurisë para hotelit Taj Mahal

Pas akteve të përgjakshme terroriste në Nju Deli në vitin 2001 marrëdhënia mes Pakistanit dhe Indisë ishte gati para eskalimit. Megjithatë në vitet e mëpashme të dy vendet dhanë shenja afrimi duke dhënë gjeste kooperimi. Por a mund të dështojë procesi i paqes mes dy vendeve pas sulmeve të përgjakshme në Bombei?

Historik i marrëdhënieve dypalëshe

Dy fuqitë atomike, India dhe Pakistani që nga pavarësimi i tyre në vitin 1947 kanë zhvilluar tre luftëra kudnër njëra-tjetrës. Në vitin 2001 pas sulmeve në Nju Deli sërish të dy vendet ishin në prag të fillimit të luftës së katërt. Deri më sot nuk është e qartë nëse në sulmin terrorist be Nju Deli kanë marrë pjesë forca indiane. Megjithatë pas vitit 2001 filloi një periudhë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve, e karakaterizuar nga çtensionimi.

Ky përparim në marrëdhëniet pakistanezo-indiane rrezikohet tashmë nga atentatet e përgjakshme në Bombei. Vetë Pakistani e sheh një gjë të tillë me shqetësim.

Ministri i jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmud Qureshi u shpreh "Janë orë të rënduara, emocionale. sigurisht që situata është serioze." Ndërsa presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari i bëri thirrje Indisë të mos reagojë jashtë arsyes.

Rreziku i presionit të brendshëm politik

Edhe politologu pakistanez, Hasan Askari i trembet fajësimeve që bën India dhe dëmtimit të sytheve të para të paqes mes dy fuqive atomike. Ai kujton disa aspekte politike të brendshme në Indi që mund të çojnë në ashpërsimin e mëtejshëm të situatës. Në disa shtete federale në Indi zhvillohen aktualisht zgjedhje, ndërsa për vitin 2009 janë planifikuar zgjedhjet parlamentare. Opozita ka kohë që përmend se kryeministri Singh nuk e ndjek me rigorozitet luftën kundër terrorizimit. "E gjitha kjo reflekton vetëm presionin që ushtrohet ndaj qeverisë së Indisë. Po qe se ky do të vazhdojë, atëherë do të vihen re pasoaj të rënda edhe në procesin e paqes mes dy vendeve."

Vitet e shkuara procesi i paqes shkoi përpara. Madje edhe linja autobuzi mes Indisë dhe Pakistani u vunë në qarkullim. Disa herë u bënë gjeste të vullnetit të mirë dhe u shkëmbyen të burgosuritt. Edhe në drejtim të luftimit të terrorizmit pati premtime për të bashkëpunuar më ngushtë.

Njerëzit në Pakistan, si në një nga tregjet e kryeqytetti Islamabad janë të prekur si në Indi. Të trishtuar që fajësimet si gjihtmonë futen si një pyke në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një pakistanez shpehet:" Është po e njëjta histori me politikanët tanë. Atyre nuk ju intereson ajo që është e mirë për kombin. Ata kanë prioritetet e veta. Çfarë mund të bëjë një njeri i thjeshtë këtu. Sado pozitivisht të mendojë ai, mendimet e tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi jashtë katër mureve të shtëpisë së tij."

Ndërkohë që politika në Pakistan paralajmëron për eskalimin e situatës, mediat paraqesin të gjithë skenarët e mundshëm politikë dhe ushtarakë. Madje kërkohet edhe zhvendosje trupash nga kufiri me Afganistanin në kufirin indian. Por nëse kjo bëhet realitet, atëhere jo vetëm që ngrijnë marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, por i gjithë rajoni rrezikon të destabilizohet.

  • Data 30.11.2008
  • Autor Prya Esselborn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6Pa
  • Data 30.11.2008
  • Autor Prya Esselborn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6Pa