1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kontrollorët e FMN-së dhe BE-së të kënaqur me masat e qeverisë greke

Greqia duket se e kaloi provimin pas verifikimit nga kontrollorët ndërkombëtarë. Si rrjedhojë mëkatari evropian i borxheve do të përfitojë këstin e dytë të kredisë nga vendet e BE-së dhe FMN-ja.

Screenshot - kontrollorët ndërkombëtarë verifikojnë programin e kursimeve të Athinës

Screenshot - kontrollorët ndërkombëtarë verifikojnë programin e kursimeve të Athinës

Dy javë resht përfaqësuesit e BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së krahasuan planin e reformave të qeverisë greke me rezultatet e para të arritura. Gjykimi i tyre: Greqia po kursen në mënyrë shembullore. Përpjekjet për rikuperimin e buxhetit të shtetit kanë pasur "suksese të konsiderueshme". Por ky vend ende ka "sfida të mëdha" përpara, tha Servaas Deroose, përfaqësues i Komisionit të BE-së në të ashtuquajturën trojka e kontrollorëve, pas përfundimit të misionit të tyre veriifkues në Greqi. Bilanci i trojkës është vendimtar, sepse pas kësaj Greqisë mund t' i jepet kësti i dytë i kredisë mbi nëntë miliardë euro.

Disa kufizime të vogla në lavdërimin e madh

Shoferët grek të kamionëve në grevë

Shoferët grek të kamionëve në grevë

Pavarësisht lavdërimit të madh për përpjekjet e reformave që po bën Athina kontrollorët shohin edhe nevojën për përmirësime. Ata konsiderojnë të domosdoshme avancimin e procesit të liberalizimit të sektorit të energjetikës. Përveç kësaj shoqëria shtetërore e hekurudhave, që ka një deficit vjetor prej dhjetë miliardë eurosh, duhet të reformohet urgjentisht. Edhe shpenzimet në sektorin e shëndetësisë duhet të kontrollohen më mirë, tha drejtuesi i trojkës Poul Thomsen. "Sfida e qeverisë do të jetë, të thyejë rezistencën e fortë të grupeve të interesit", thuhet në bilancin e kontrollorëve.

Kushte të forta për Greqinë

Qeveria greke negocioi me BE-në dhe FMN-në plane të rrepta kursimesh dhe në këmbim të kësaj iu premtuan ndihma kredish në vlerën 110 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në maj BE-ja dhe FMN-ja lëvruan 20 miliardë euro. Me paketën e shpëtimit synohet të pengohet falimentimi i vendi të zhytur në borxhe të mëdha. Greqia duhet që vetëm brenda këtij viti të ulë deficitin buxhetor prej gati 13% në 8% të produktit bruto në vend.

Autorin: Sabine Faber /Vilma Filaj-Ballvora (dpa,afp,rtr)

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 09.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Of6b
  • Data 09.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Of6b