1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontrollet kufitare: mirëkuptim dhe imitim

Christoph Hasselbach15 Shtator 2015

Berlini vendosi rifutjen e kontrolleve kufitare. Reagimet në vendet e Shengenit nuk janë negative.

https://p.dw.com/p/1GWUt
Fotografi: Reuters/Dominic Ebenbichler

Kontrolle kufitare në kufijtë e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së ka vetëm në raste të jashtëzakonshme. Nëse autoritetet e një vendi mendojnë se kërcënohet siguria publike, për shembull, për ngjarje të mëdha sportive apo samite politike, si mbledhja e G7 këtë vit në Bavari, një vend mund të rivendosë përsëri përkohësisht kontrollet.

Komisioni Evropian si mbrojtës i traktateve evropiane zakonisht reagon shumë ndjeshëm, në qoftë se ka përshtypjen se një vend e interpreton ligjin në mënyrë shumë liberale. Por kontrollet mbulohen të paktën "në shikim të parë" nga ligji, shkruhet në një reagim të parë të Komisionit, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte njoftuar për këtë hap në një bisedë telefonike presidentin Jean-Claude Juncker. Megjithatë qëllimi është "që të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur në sistemin normal Shengen me kufij të hapur ndërmjet shteteve anëtare të Shengenit", shkruhet në reagimin e Komisionit.

Deutschland Österreich Grenze Polizeikontrolle Flüchtlinge
Fotografi: Reuters/D. Ebenbichler

Austria ndjek shembullin gjerman

Austria është shteti i parë që ndjen pasojat e vendimit gjerman dhe prandaj edhe ajo mbylli kufijtë. "Kur Gjermania futur kontrollet kufitare, edhe Austria duhet ta bëjë këtë," tha zëvendëskancelari Reinhold Mitterlehner. Ky është "një sinjal i qartë ndaj të prekurve që tani nuk mund të më ketë më kalimi të çrregullt të kufirit". Austria ka mobilizuar tashmë në mbështetje të policisë një pjesë të forcave të saj të armatosura për kontrollin e kufirit. Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz kishte njoftuar për kontrolle që të dielën në mbrëmje, përndryshe "vendi kërcënohet në vetëm pak ditë nga një mbingarkesë totale."

Tani pritet që problemi të zhvendoset drejt kufijve të jashtëm të BE-së. Nëse refugjatët nuk vijnë dot më në Gjermani, ata do të grumbullohen në Austri. Nëse Austria mbyll kufirin do të grumbullohen në Hungari, në kufirin e jashtëm të BE-së. Por edhe kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka kundërshtime për vendimin e Berlinit. Pëkundrazi për gazetën "Bild", ai tha: "Ne kemi simpati të madhe për vendimin e Gjermanisë dhe deklarojmë solidaritetin tonë të plotë." Kjo është e nevojshme "për të mbrojtur vlerat r rritura të Gjermanisë dhe të Evropës".

Deutschland Österreich Bahnhof Wien Flüchtlinge
Fotografi: Reuters/H. P. Bader

Frikë nga efekti domino

Si rezultat i kontrolleve në kufirin gjermano-austriak, refugjatët mund të kërkojnë rrugë të reja. Qeveria çeke pret tani që shumë refugjatë do të përpiqen të kalojnë nëpër Republikën Çeke për në Gjermani. Për Republikën Çeke nuk ka ardhur ende koha për kontrollet kufitare. Megjithatë së shpejti kjo mund të ndryshojë. Sllovakia i ka futur tashmë kontrollet në kufijtë e saj me Austrinë dhe Hungarinë. Polonia ka rënë të paktën dakord që të ndjekë shembullin nëse krijohet një situatë e nevojshme.

Presidenti francez kishte deklaruar në një telefonatë me kancelaren Merkel, se Evropa duhet të kujdeset që të respektohen kufijtë e saj duke dhënë indirekt miratimin për shfyqizimin e përkohëshëm të Shengenit. Hollande bëri përsëri thirrje për ngritjen e qendrave të regjistrimit për refugjatët në Greqi, Itali dhe Hungari, "për të parandaluar atë që po ndodh në këtë moment".

Edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, shprehu mirëkuptim për vendimin e Gjermanisë dhe kërkoi prej vendeve të tjera të BE-së që të angazhohen më tepër për pranimin e refugjatëve dhe për të rënë dakord për kuota shpërndarjeje.