1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kontrollet e forta parandalojnë abuzimet - Modeli amerikan i taksave

Si mund të shuhen oazet financiare si Lihtenshtajni ku krijohen kushte për mospagimin e taksave? Zyrtarët amerikanë të taksave nuk e njohin një problem të tillë

Internal Revenue Service, Zyra federale amerikane e taksave në Uashington

"Internal Revenue Service", Zyra federale amerikane e taksave në Uashington

Një skandal i madh me taksat ka ndezur në Gjermani debatin e zjarrtë. Kjo ndodhi qëkurse u bë e njohur se ish-shefi i Postës gjermane akuzohet për depozitim parash në oazin e taksave Lihtenshtajn, për t´i shpëtuar kështu detyrimeve fiskale në vend.

Një dorë që shtrihet mbi Kështjellën Vaduz, Lihtenstajn, oaz taksash

Një dorë që shtrihet mbi Kështjellën Vaduz, Lihtenstajn, oaz taksash

Gjurmuesit amerikanë te taksave me nam për rreptësinë karakterizohen nga një mirësjellje e spikatur. Pasi viziton zyrat federale të taksave „Interna Rvenue Service“ në Washington Constitution Avenue do të përcillesh me fjalët:„Kujdesuni ju lutemi që të paguani taksat.“

Amerikanët që janë të detyruar të paguajnë taksa e dinë, se nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Ata janë përzënë nga vendet që konsiderohen si parajsa të taksave qoftë ky Lihtenshajni apo ishujt Kejman (Cayman). Që nga Janari i vitit 2007 zyrtarët amerikanë të taksave janë në gjendje të gjurmojnë llogaritë bankare dhe rrjedhjen e kapitaleve të qytetarëve që kanë detyrime fiskale.

Në kuadër të kërcënimeve terroriste si edhe të kriminalitetit të organizuar në shkallë ndërkombëtare ish-sekretari i shtetit Jonatan Uinar (Winar) është kthyer në një partizan të flaktë të transparencës financiare. Qysh në kohën e administartës së Klintonit ai ka siguruar bashkëpunimin e zyrtarëve të taksave amerikanë me bankat në mbarë botën.„Unë e mbështes kufizimin e fshehtësisë bankare për t´na mbrojtur nga rreziku i terrorizmit dhe i kriminalitetit.“

Në kërkim të taksave

Në kërkim të taksave

Kështu nuk ka asnjë dallim nëse personat që kanë detyrime fiskale në SHBA janë shtetas amerikanë, apo qëndrojnë dhe punojnë vetëm përkohësisht në këtë vend. Kush jeton në SHBA dhe kapitalin e ka jashtë vendit paguan taksa në SHBA dhe nuk ka asnjë shpresë se transferimi i kapitalit nuk do të zbulohet. Të gjitha institucionet bankare janë të detyruara, që për personat që jetojnë në SHBA dhe që janë klientë të këtyre bankave të paguajnë automatikisht taksë për letrat me vlerë apo përqindjet tek zyra federale në SHBA. Kjo vlen për bankat në Lihtenshtajn, Zvicër, Luksemburg apo Gjermani. Bankat e dinë se nëse ato nuk u përmbahen rregullave atëhere ndodhen para rrezikut të dëbohen nga tregu amerikan dhe kjo do të ishte për to një humbje e madhe. Veprimet radikale të zyrtarëve amerikanë duhen parë gjithnjë në kuadër të ngjarjeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, thekson ish sekretari i shtetit Jonatan Uiner.„Kjo e gjitha i shërben përkjekjeve të qeverisë për të mos lejuar larjen e parave siç ndodhte përpara ngjarjeve të 11 shtatorit.“

Formularët për deklarimin e taksave në Gjermani

Formularët për deklarimin e taksave në Gjermani

Zyra federale amerikane e taksave i ka si mundësitë financiare ashtu edhe një numër të madh punonjësish prej 100 mijë vetësh për të realizuar pa probleme hetime financiare në mbarë botën. Kjo zyrë ka lidhje të ngushta me FBI-në dhe CIA-n dhe efkasitetin e saj ajo e ka treguar me zbulimin e bosit mafioz të Çikagos Al Capone, i cili u dërgua në burg si rrjedhojë e hetimeve të kësaj zyre.


DW.COM

  • Data 26.02.2008
  • Autor Ralph Sina, Washington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDA3
  • Data 26.02.2008
  • Autor Ralph Sina, Washington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDA3