1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kontrolle të kontestuara pasagjerësh - Testohen në Gjermani skanerat e parë truporë

Në aeroportin e Hamburgut filloi të martën (27.09.) testimi i skanerave truporë. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière vuri në punë të hënën paradite të dy pajisjet që do të jenë në përdorim.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere (CDU) prezanton skanerat e parë truporë në aeroportin e Hamburgut. (27.09.10)

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere (CDU) prezanton skanerat e parë truporë në aeroportin e Hamburgut. (27.09.10)

Të hënën pasagjerët në aeroportin e Hamburgut u ndodhët para dy alternativave në zonën e kontrollit: ose të kalonin në derën me sinjal ose të hynin në një cilindër qelqi të madh sa trupi i njeriut. Ministri i Brendshëm gjerman de Maiziere dha shembullin personal: me duart e ngritura mbi kokë qëndroi ai tre sekonda pa lëvizur ndërkohë që në trupin e tij u drejtuan "valët aktive milimetrike".

Ministri de Maiziere teston skanerin trupor në aeroportin e Hamburgut.

Ministri de Maiziere teston skanerin trupor në aeroportin e Hamburgut.

Ato mund të zbulojnë edhe objekte të fshehura në rrobat e trupit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për metal apo lëndë eksplozive. Policia federale ka testuar për një vit rresht në Lübeck aparate të ndryshme. Tani një aparat nga Austria është përzgjedhur si i duhuri për fazën e testimit tek pasagjerët.

"Nuk bëhet fotografim nudo, por është vetëm një piktogram. Memorizim të të dhënave nuk ka, por edhe nga ana shëndetësore skaneri nuk përbën probleme", u shpreh ministri i Brendshëm gjerman.

Skanerat truporë - Hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në aeroporte

Skanerat truporë - Hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në aeroporte

Për pjesën më të madhe të pasagjerëve skanerat truporë janë një përmirësim në sferën private pasi nuk i nënshtrohen më kontrollit të prekjes me duar. Valët milimetrike janë plotësisht të parrezikshme për njerëzit, theksoi ministri de Maiziere.

150.000 euro kushton një skaner trupor. Ministri i Brendshëm gjerman synon jo vetëm rritjen e sigurisë por edhe përshpejtimin e procedurës së kontrollit në aeroporte. Më vonë u shpreh de Maiziere mund të jenë të nevojshëm më pak punonjës sigurie.

Autor: dpa/postelt/arapi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 28.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/POWh
  • Data 28.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/POWh