1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kontroll rrënjësor në Malin ei Zi

Mali i Zi do të fillojë të premten (29.6.) negociatat me BE në Bruksel. Vetëm Suedia heziton. Ajo ka ngritur një kusht shtesë për Podgoricën.

Këshilli i Ministrave të BE vendosi dje në Luksemburgu që të miratojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi. Kryeministri Igor Lukšić e përjetoi këtë si fitore të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi: „Malit të Zi i është besuar timoni në procesin e integrimit në rajonin tonë. Prandaj kemi arsye të plotë të festojmë, por nuk do të kënaqemi e pushojmë, sepse rruga që kemi përpara nuk do të jetë e lehtë“, porositi kryetari i qeverisë së Malit të Zi.

Suedia e shtyn

Sweden's Foreign Minister Carl Bildt listens to a question during a news conference after a meeting in Sarajevo April 5, 2012. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: POLITICS)

Shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild

Që të mos jetë e lehtë për këtë është kujdesur Stokolmi. Suedia nuk kërkon vetëm një analizë të thellë të legjislacionit të Malit të Zi por dhe të praktikës në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Duke vlerësuar se Mali i Zi nuk ka bërë sa duhet shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild ka kërkuar kontrolle shtesë.

„Ajo që ne kemi kërkuar dhe të tjerët e kanë mbështetur, është që Europoli (Agjencia Evropiane për Parandalimin e Krimit) të përgatisë një raport të posaçem për gjendjen në fushën e krimit të organizuar në Mal të Zi. Si e dini, procedura është që pas hapjes së negociatave, të fillojë harmonizimi i legjislacionit vendas me atë të BE, pas të cilit fillojnë me të vërtetë negociatat.

Më e vështira ndodhet përpara

Qeveria e Malit të Zi dhe opozita në parlament arritën në një afat të shkurtër kompromisin, që lajmi nga Luksemburgu është i mirë për Malin e Zi. Ndërsa qeveria thotë se ky është një çmim për punën e mirë të deritanishme, nga opozita porosisin se më e vështira ndodhet para nesh. Për shkak se është e bindur se vendin e brejnë korrupsioni dhe krimi i organizuar lideri i lëvizjes për ndryshime Nebojša Medojević pret që negociatat të ndihmojnë: „duhet të arrestohen majat e krimit të organizuar, dhe duhet të përballemi me ato struktura në shërbimet e sigurisë, në polici dhe prokurori, të cilat prej vitesh mbrojnë krimin e organizuar.“

Hapi i parë në rrugën drejt Bashkimit Evropskoj, Mali i Zi e bëri me 15.teotr 2007, kur pikërisht në Luksemburg, u nënshkrua marrëveshja e stabilizim- asociimit. Tani, pesë vjet më vonë, Mali i Zi hyn në negociata me BE. Që negociatat të nisin edhe zyrtarisht, ka mbetur që vendimin ta konfirmojnë edhe shefat e shteteve anëtare të BE në samitin e 28 dhe 29 qershorit në Bruksel.

Autor: Jelena Kulidzan/Angjelina Verbica