1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kontributi i Federatës Gjermane të Futbollit në botë

Federata Gjermane e Futbollit është një aktor i rëndësishëm në mbështetjen e sportit ndërkombëtar. Krahas ofertës së shkollimit për trainerët e huaj në Gjermani, federata mbështet projekte në shumë vende në zhvillim

default

Gjermanja Monika Staab është trajnere e vajzave në Pakistan

Katër vitet e shkuara traineri i futbollit Michael Weiß ka jetuar në Ruandë. Puna e tij: "Ne kemi mbështetur zhvillimin e të rinjve të grupit nën 17 vjeç, kemi përzgjedhur dhe stërvitur ekipin kombëtar të nën 20 vjeçarëve, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit për femra, sepse atje nuk kjo nuk ekzistonte. Vitin e kaluar ne nxorëm në garë një ekip kombëtar nën 20 vjeç."

Ghana Nationalmannschaft FiFA 2010 Weltmeisterschaft Südafrika

Shumë vende duan të marrin pjesë si Gana në kampionatin botëror.

Kjo është puna në bazë, që ka për qëllim të ndihmojë afatgjatë futbollin në këtë vend afrikano-lindor. Ruanda është një ndër vendet në zhvillim, me të cilat bashkëpunon Federata Gjermane e Futbollit. Në bashkëpunim me Lidhjen Gjermane të Sportit Olimpik dhe me Ministrinë e Jashtme janë realizuar dhe vazhdojnë të realizohen projekte të ndryshme. Vende të tjera, në të cilat Federata e Futbollit është aktive ngjashëm si në Ruandë, janë edhe Azerbajxhani, Mozambiku dhe Namibia. Markus Weidner është përgjegjës në federatë për marrëdhëniet ndërkombëtare: "Këto janë vende, ku ne përpiqemi t' u japim ndihmë federatave lokale në aspektin e nxitjes së talenteve të reja, në stërvitje dhe administratë."

"Ne nxisim edhe ndjenjën e vetëpergjegjësisë"

Që një projekt të jetë i sukseshëm dhe të ketë efekt, janë të nevojshme shumë premisa, siç është p.sh. bashkëpunimi me aktorët në vendet partnere. "Ne përmes bashkëpunimit nxisim edhe forcimin e ndjenjës së vetëpërgjegjësisë. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë mund të ndodhë që ndihma të pranohet si e ardhur nga qielli dhe pas përfundimit të projektit gjithçka kthehet, ku ka qenë."

"Ne në radhë të parë kërkojmë ekspertët, të cilët kanë licencën e nivelit më të lartë të trainimit në futboll, por që njëkohësisht kanë edhe përgatitjen e duhur pedagogjike. Kjo është e rëndësishme, sepse trainerët duhet të jenë aktivë vet në vendin e tyre."

"Nuk mund t'i ndryshojmë gjërat në një kohë të shkurtër"

Jungen spielen Fußball in den Straßen von Kigali, Ruanda

Dy djem duke luajtur futboll në rrugët e Kigalit, Ruandë

Puna në terren është një sfidë e madhe, ka konstatuar Weiß në Ruandë. Jo gjithçka funksiononte si duhet. "Unë ndoshta do të mund të bëja një hap më të madh, nëse në fillim do të kisha qenë paksa më i tërhequr dhe do të kisha pritur që gjërat të precipitojnë disi. Pra nuk duhej të isha kaq impulsiv për t' i nxitur gjërat me vrull përpara duke kritikuar. Tek e fundit ky është vendi i tyre, ne nuk jemi ata që mund t'i ndryshojmë atje të gjitha brenda një kohe të shkurtër."

Ky është një problem që e konstaton edhe Weidner: "Një gabim i madh është, që ne ndoshta me mënyrën tonë evropiano-qendrore të të menduarit i përvishemi punës në projekt dhe presim shumë shpejt rezultatet, në këtë drejtim na duhet ende të mësojmë."

Ndihmë për të ndihmuar vetveten

Kjo është edhe në fushën e futbollit një detyrë ambicioze, që nuk ka të bëjë thjeshtë me "shpërndajren e lëmoshës" në vendet e varfëra. Një gjë është më se e qartë për ekspertët Weidner dhe Weiß: Mbështetja e sportit me pak mjete financiare mund të verë shumë në lëvizje.

Autor: Felix Hoffmann/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica