1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Kontribut për higjenën politike" - Zbardhja e dosjeve të shërbimeve sekrete në lindje të Evropës

Edhe 20 vjet pas përmbysjes, shumë shoqëri merren me trashëgiminë e shërbimeve sekrete të vendeve të tyre. Mbi përpunimin e dosjeve të ish shtetit komunist flet Hans Altendorf, Drejtor i institutit të dosjeve të Shtazit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Emisarja federale e ngarkuar me dokumentat e shërbimit të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së, Marianne Birthler, 15 janar 2009

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Emisarja federale e ngarkuar me dokumentat e shërbimit të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së", Marianne Birthler, 15 janar 2009

Kanë kaluar 19 vjet që kur qytetarët e RDGj-së u sulën drejt selisë qendrore të Sigurimit të Shtetit në Berlinin lindor. Aty ata themeluan një institucion të vetin, i cili mori emrin: "Emisari federal i ngarkuar me dokumentat e shërbimit të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së". Ky institucion përgatiti vendosjen e dosjeve në dispozicion të të prekurve. Me kalimin e viteve u demaskuan shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të Shtazit. Shumë viktima mësuan se çfarë përmbanin arkivat për ta dhe se kush i kishte spiunuar. Në shumë vende të Evropës lindore ka patur shërbime sekrete të ngjashme, por puna me dosjet funksionon me siguri shumë ndryshëm. Edhe 20 vjet pas përmbysjes, shumë shoqëri merren me trashëgiminë e shërbimit sekret. Për hapjen e serisë tonë mbi përpunimin e dosjeve të shtetit të atëhershëm komunist, flet Hans Altendorf, Drejtor i institutit të dosjeve të Shtazit në Gjermani.

Selia kryesore e FSB-së, shërbimit sekret rus në Moskë, ish KGB, e riorganizuar nga Vladimir Putin.

Selia kryesore e FSB-së, shërbimit sekret rus në Moskë, ish KGB, e riorganizuar nga Vladimir Putin.

Themelimi i një rrjeti ndërkombëtar të autoriteteve dhe të institucioneve që punojnë midis Berlinit dhe Bukureshtit dhe preokupohen për çështjet e trashëguara nga shërbimi sekret komunist, zgjati deri në dhjetor të vitit 2008. Jo të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë të gatshme për të marrë pjesë në këtë rrjet, p.sh. vendet baltike nuk marrin pjesë. Në secilin vend, shkalla e përpunimit të së kaluarës është e ndryshme nga ajo e bërë në Gjermani. Hans Altendorf, drejtori i zyrës së dosjeve në Berlin, jep një shembull. "Në Poloni u krijua vetëm në fund të viteve të 90-të një institucion i ngjashëm me atë gjerman, për përcaktimin e përgjegjësisë edhe për dosjet. Disa vende kanë pas filluar që më parë me themelimin e institucioneve të tilla. Disa institucione janë themeluar vetëm në vitet e fundit. Pjesërisht ka pasur edhe ndryshime në strukturën e organizimit. Pra, pamja është e larmishme".

Instituti për studimin e regjimeve totalitare në Pragë.

Instituti për studimin e regjimeve totalitare në Pragë.

Në Çeki vetëm vitin e kaluar iu bë dosjeve një vështrim i përgjithshëm. Në Slloveni ministri i drejtësisë ka penguar punën e një instituti të vogël historie, që merret me trajtimin e kohëve të errëta. Partia e ministrit slloven të drejtesisë, ka lindur nga organizata rinore komuniste, prandaj nuk është shumë entuziaste për hapjen e dosjeve. Jo vetëm në Slloveni, elitat e reja tremben për trashëgiminë e dosjeve të spiunëve, mendon Hans Altendorf: "Këto orientime shihen gjithmonë dhe, sipas mendimit tim, ato janë shpesh edhe arsyet e vërteta për debatet politike, që nganjëherë zhvillohen përmes temave të tjera."

Dokumenti i gjetur në Magdeburg që përmban urdhër për të qëlluar kundër grave dhe fëmijëve, nëse përpiqen të arratisen, 2007

Dokumenti i gjetur në Magdeburg që përmban urdhër për të qëlluar kundër grave dhe fëmijëve, nëse përpiqen të arratisen, 2007


Prej dekadesh të tëra në vendet e ish bllokut lindor është duke u debatuar herë pas here për kapërcimin e së kaluarës. Në Bullgari, psh. dosjet u hapën vetëm tani, duke u demaskuar një radhë të tërë politikanësh të atëhershëm që janë ende aktivë. Në Gjermani zbardhja e historisë ka qenë relativisht më e lehtë, mendon Hans Altendorf, sepse RDGj-ja mbaroi së ekzistuari, ndryshe nga Bullgaria ose Sllovenia dhe vendet, të cilat duhet të funksiononin edhe më tej. Prandaj transparenca e vërtetë ishte shumë më e vështirë. "Hapja e dosjeve ka qenë gjithmonë një kontribut i rëndësishëm, në mënyrë që ish sundimtarët e atëhershëm të mos kthehen në monopolistë të informacioneve rreth asaj kohe. Kjo duhet të pengohet me rezultatin konkret që del prej dokumentave".

Arkivat e ish sigurimit polak në Varshavë.

Arkivat e ish sigurimit polak në Varshavë. Në Poloni u krijua vetëm në fund të viteve të 90-të një institucion i ngjashëm me atë gjerman, për përcaktimin e përgjegjësisë edhe për hapjen e dosjeve.

Meqenëse situata në Gjermani është e ndryshme nga ajo e vendeve të ish bllokut lindor, duhet të bëhet shumë kujdes në mënyrë që institucionet e Shtazit të mos ngrihen si modele. "Kushtet në vende të tjera ndryshojnë shumë prej asaj që ne psh. kemi në Gjermani, kështu që nuk duhet të themi që ta transmetojmë këtë model në vendet e tjera".

Në rrjetin e administratorëve evropianë të dosjeve kemi të bëjmë jo vetëm me demaskimin e fajtorëve, por edhe me sqarimin e legjendave dhe thashethemeve, tregon Hans Altendorf drejtori i institucionit në Berlin. "Jo rrallë ka patur situata kur dikush kërkon të çlirohet nga akuzat e pajustifikuara. Duke parë dokumentat, një person mund të mbrohet edhe kundër akuzave të papërligjura. Edhe ky është një kontribut për higjenën politike".

Bashkëpunimi në nivel evropian është i dobishëm, sepse shërbimet sekrete të atëhershme natyrisht që kanë punuar së bashku. Shtazi i RDGj-së, psh, kishte poste të jashtme në çdo vend ku qytetarët e RDGJ-së bënin pushime, për shembull në brigjet bullgare të Detit të zi: "Ka patur po ashtu edhe punonjës të këmbyeshëm të shërbimeve sekrete nga shtetet vëllezër si dhe një struktur të ngushtë bashkëpunimi, ku rolin kryesor e ka patur KGB-ja, dmth Bashkimit Sovjetik, i cili në përgjithësi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shërbimet sekrete ".

Dosjet e ish shërbimit sekret sovjetik dhe pasardhësit të tij në Rusi vazhdojnë të jenë të mbyllura, thotë me keqardhje të madhe drejtori i institucionit në Berlin, Hans Altendorf: "Në dhjetë vitet e fundit kjo cështje ka shkuar në drejtim të trajtimit të ngushtë dhe të mungesës së transparencës, kështu që është e vështirë. Ne dëshironim që të ekzistonte një transparencë më e madhe".


Shumë e vështirë gjendja është edhe në territoret e ish-Jugosllavisë. Atje përpunimi i trashëgimisë së shërbimit sekret, është ende në fillim edhe pas kaq shumë vitesh lufte civile.

Autor: Bernd Riegert / Giovanna Nanci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 16.04.2009
  • Fjalët kyç Stasi, DDR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HYT8
  • Data 16.04.2009
  • Fjalët kyç Stasi, DDR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HYT8