1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kontrabandë nga veriu i Kosovës

Dy pika kufitare të Kosovës veriore me Serbinë janë jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare që nga shpallja e pavarësisë. Si pasojë e kësaj, në veri të Kosovës zhvillohet kontrabandë e madhe.

UNMIK kontrollon pavarësimin e Kosovës nga Serbia

UNMIK kontrollon pavarësimin e Kosovës nga Serbia

Qeveria e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e forcave paqeruajtëse KFOR, në mënyrë që të vendosë kontrollin në dy pika kufitare me Serbinë në veri të Kosovës. Këto dy pika kufitare u dogjën nga serbët lokal më 19 shkurt, dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Që nga ajo kohë, këto dy pika kufitare me Serbinë janë jashtë kontrollit të Shërbimit Doganorë të Kosovës dhe në veri të vendit zhvillohet kontrabandë e paparë e mallrave. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, thotë se qeveria po bënë përgatitjet e fundit që të rivendosë kontroll në këto dy pika kufitare. "Unë jam i bindur se në këto dy pika kufitare të Kosovës me Serbinë, shumë shpejt do të vendosim kontroll, por që kjo të ndodhë, nevojitet edhe ndihma e forcave paqeruajtëse KFOR. Kjo për shkaqe sigurie, sepse ka tendenca për organizime protestuese si nga Serbia ashtu edhe nga serbet e Kosovës dhe në një situatë të tillë kemi të bëjmë me sigurinë e doganierëve tanë", thotë Hajredin Kuqi.

Qeveria e Kosovës, sipas zëvendëskryeministrit Kuqi, tash ka dy alternativa përpara. E para është që dy pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit të mbyllen përkohësisht për qarkullimin e mallrave dhe e dyta është që këto dy pika të mbesin të hapura për qarkullimin e mallrave, pjesërisht. Edhe zyrtarët ndërkombëtar në Kosovë, ata të UNMIK-ut dhe misionit të ri të BE-së, EULEX, disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre për kontrabandën e mallrave që po zhvillohet në veri të Kosovës. Ata nuk kanë dashur që më forcë të mbrojnë këto dy pika doganore, për faktin që me çdo kusht kanë dashur të mbajnë një gjendje stabile të sigurisë në veri të Kosovës. Mirëpo, maunet me mallra hyjnë lirshëm nga Serbia në Kosovë pa u zhdoganuar fare. Në këto dy pika kufitare, ka dhjetra trupa të KFOR-it, mirëpo ato nuk janë të obliguara që të kontrollojnë maunet me mallra qe hyjne nga Serbia në Kosovë.

Disa njësi të Shërbimit Doganorë të Kosovës funksionojnë nëpër terren, mirëpo, kjo sipas autoriteteve në Prishtinë, nuk është e mjaftushme dhe është e pamundur që njësitë e doganierëve të kontrollojnë çdo levizje të mauneve nëpër rrugët e veriut të Kosovës. Zyrtarë të Shërbimit Doganor të Kosovës, ka njoftuar se që nga shpallja e pavarësisë, buxheti i Kosovës ka humbur mbi tetë million euro dhe e gjithë kjo vetëm nga mosfunksionimi i dy pikave kufitare veriore të Kosovës me Serbinë.

  • Data 28.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElJb
  • Data 28.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElJb