1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kontigjent ushtarësh amerikanë në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit mbërrijnë për një qëndrim të përkohshëm katër ditor 685 trupa amerikane. Qëllimi është një vizitë portuale, por ajo përkon me rritjen e tensioneve në Maqedoni e Kosovë, mendojnë analistët.

default

Burime zyrtare nga ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur për DW se në portin e Durrësit mbërrijnë 685 trupa ushtarake amerikane, ekuipazh i anijes zbarkuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, US GUNSTON HALL.

Hyrja në territorin e Shqipërisë dhe qëndrimi i tyre i përkohshëm u bë i mundur pas një vendimi të Qeverisë së Tiranës, të marrë ditët e fundit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se qëllim i ardhjes së trupave ushtarake amerikane është një vizitë portuale. Por analistët e Tiranës e shohin këtë vizitë të lidhur edhe me tensionet ndëretnike në Maqedoni dhe Kosovë dhe kthimin e tyre në një problem shqetësues për paqen dhe sigurinë rajonale.

Por ambasada amerikane në Prishtinë përmes një komunikate bëri të ditur se kjo vizitë e flotës së 6-të amerikane në Shqipëri bëhet në kuadër të përpjekjeve në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet evropiane si dhe për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare. Kjo vizitë s'ka lidhje me ndonjë ngjarje në rajon.

Sipas vendimit të Qeverisë së Tiranës trupat amerikane gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë" do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të NATO-s si dhe statusin e parashikuar në marrëveshjen mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës"
Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, trupat amerikane do të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Autor: Ani Ruci / Mimoza Kelmendi