1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Konsultimet gjermano-ruse dhe rritja ekonomike e Kinës

Komentatorët: Në bashkëpunimin me Rusinë duhen pasur parasysh ambiciet e këtij vendi; rritja e prodhimit në Kinë do të tregojë efekt edhe tek eksportet gjermane të makinerive

default

Pamje simbol: Një pjesë e mirë e fuqisë së Rusisë buron nga rezervat e saj të naftës dhe të gazit

Takimet gjermano-ruse të zhvilluara pranë Mynihut, në kuadër të dialogut të Petersburgut, i komenton sot AUGSBURGER ALLGEMEINE:


"Në këtë bashkëpunim bën pjesë edhe një realizëm i shëndetshëm. Rusia është një partner shumë i besueshëm, por edhe një partner me interesa politike vetjake të fuqishme. Që këto interesa fitojnë herë pas here përparësi, kjo doli në pah së fundi në grindjen për gazin me Ukrainën, grindje e cila mbërriti deri te ne. Kësaj i shtohet fakti që Rusia është një strukturë gjysmëdemokratike, autoritare dhe me siguri edhe do të mbetet e tillë, me të gjitha ndërlikimet që sjellin me vete regjime të tilla. Putini ka ambicie për fuqi botërore; të drejtat e njeriut nuk janë malli i tij më i shtrenjtë. Megjithë miqësinë, është me vend të tregohet pak kujdes. Duke e patur këtë kujdes, nuk ka gjë më të mirë se sa vazhdimi i shumë kontakteve të mira me Moskën."


Gazeta HANDELSBLATT që del në Dyseldorf ndalet në rritjen ekonomike të Kinës:


"Kërkesat e fundit nga Kina nuk ndihmojnë vetëm Azinë të dalë nga mjerimi. Një rritje e prodhimit në Lindjen e Largët sjell edhe porosi për industrinë gjermane të eksportit. Fillimisht Kina do t'i shfrytëzojë sërish më fort kapacitetet vetjake. Por është vetëm një çështje kohe, derisa konstruktorët gjermanë të makinerive të marrin porosi të tjera për pajisje. Potenciali i ekonomisë kineze vërtet që vazhdon të jetë më i vogël se i BE dhe i SHBA. Por Kina ka kohë që ka avancuar në kategorinë e parë të ekonomive popullore. Përsa i përket madhësisë absolute, ajo madje e arriti Gjermaninë vitin e kaluar."

(dpa/aud/aj)

  • Data 17.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IrYg
  • Data 17.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IrYg