1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Konsultimet e shteteve evropiane të Grupit të Kontaktit

Një prej prioriteteve kryesore të Sllovenisë gjatë presidencës së BE do të jetë Kosova. Jo vetëm për shkaqe historike, por për faktin se ky është një prej konflikteve më akute në Evropë.

default

Flamuri i BE-së, selia e Komisionit të BE-së në Bruksel

Shtetet evropiane të Grupit të Kontaktit kanë vendosur që pak kohë para zgjedhjeve në Serbi, të zhvillojnë konsultime, lidhur me politikën që duhet ndjekur për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Takimi i përfaqësuesve të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë do të zhvillohet me 19 janar në Slloveni. Në takimin e organizuar nga Sllovenia, do të jenë edhe i ngarkuari evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havijer Solana si dhe komisioneri për zgjërimin Oli Ren. Tema kryesore do të jetë si mund të bëhet shpallja e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht nga kundërshtimet e Serbisë.

Në këtë takim nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e SHBA dhe Rusisë, të cilat poashtu janë anëtare të Grupit të Kontaktit. Mirëpo qëndrimet e tyre janë të qarta: Uashingtoni angazhohet për pavarësinë e Kosovës, ndërsa Moska është kundër.

Njohja e Kosovës duhet të jetë akt bilateral i shteteve

Dimitrij Rupel Slowenien Außenminister

Dimitrij Rupel, ministri i jashtëm i Sllovenisë

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, mendon se njohja e shtetit të Kosovës duhet të organizohet në disa etapa. Sipas tij, në shkurt apo në mars Kosovën së bashku me SHBA, duhet ta njohin edhe Gjermania dhe Franca. Më pas do të vijnë në radhë shtetet më të vogla apo ato që kanë rezerva, si Qiproja dhe Spanja. Njohja e shtetit të Kosovës duhet të jetë akt bilateral i shteteve, sepse BE në aspektin juridik, nuk mund të luajë ndonjë rol.

Në apsketin politik, evropianët ende nuk janë plotësisht unik ndaj Kosovës, që vlerësohet si goditje tjetër për këtë organizëm. Mendohet se në takimin e ministrave të jashtëm, i cili zhvillohet me 28 janar, do të vendoset të paktën për dërgimin e një misioni në Kosovë. BE ka planifikuar që në Kosovë të dërgojë 2000 nëpunës, policë dhe juristë.

Njëkohësisht BE do që t'i përgjigjet edhe Serbisë, aq sa është e mundur. Presidenca sllovene është e mendimit se Marrëveshja e stabilizimit dhe asociimit me Serbinë, duhet të nënshkruhet para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili do të zhvillohet me tre shkurt - në qoftë se në raundin e parë asnjë kandidat nuk e fiton shumicën absolute të votave. Mirëpo Belgjika dhe Holanda janë kundër, për shkak të mosdorëzimit në Hagë të Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karaxhiqit.

Beogradi ka paralajmëruar bllokadën e Kosovës, në rast shpalljeje të pavarësisë dhe masa diplomatike kundër vendeve që do ta njihnin këtë pavarësi. Diplomatët evropianë thonë se sitauta është shumë e komplikuar, sepse vlerësohet se pavarësia do të shpallet në shkurt, pas zgjedhjeve në Serbi.

  • Data 15.01.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cptm
  • Data 15.01.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cptm