1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konsultime për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi

23 Dhjetor 2010

Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverise se re të Malit të Zi. Ppozita ka paralajmeruar se nuk do ta mbështesë përberjen e re të qeverise dhe programin e saj.

https://p.dw.com/p/zoyC
Mandatari Igor Llukshiq /Igor Luksic
Mandatari Igor Llukshiq /Igor LuksicFotografi: AP

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka nisur sot konsultimet me perfaqesuesit e partive parlamentare lidhur me propozimin e mandatarit te ri, për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Fillimisht presidenti i takua me Liderin e Unionit Demokratik të shqiptarëve dhe ministrin aktual të Pakicave, Ferhat Dinosha. Zoti Dinosha tha për DW se në takim është vlerësuar lartë puna dhe roli i mandatarit Igor Llukshiq. Ai po ashtu tha se unioni do të vazhdojë te jetë pjesë e qeverisë:

"Edhe në këtë takim është prekur, dje kam pasur një takim me zt. Llukshiq dhe në bisedë me te po ashtu është prekur kjo çështje. Ndoshta nuk do të jetë modeste, por dua të them se edhe presidenti Vujanoviq por edhe Igor Llukshiq e çmon lart punën e Unionit Demokratik të Shqiptarëve sidomos në fazat kyçce të proceseve demokratike në Mal të Zi e me këtë edhe angazhimin e kryetarit të Unionit demokratik të Shqiptarëve i cili është në krye të Ministrisë së Pakicave. Në bazë të asaj që ka qenë këmbim mendimesh do të kemi situatë që Unioni do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë për Mbrojtjen e të Drejtave te Njeriut dhe të Pakicave dhe Unioni do të vazhdojë të jetë partner relevant dhe i pakapërcyeshem i pushtetit demokratik në Mal të Zi në fazën e proceseve demokratike që kemi para nesh."

Qeveria e re e Malit të Zi pas dorëheqjes së Kryeministrit Millo Gjukanoviq do të jetë e gatshme deri ne fund të dhjetorit. Burime të informuara mirë thonë se gjashtë Ministra nga përbërja e vjetër nuk do të jenë më pjesë e kabinetit Llukshiq.

Opozita u shpreh se nuk do ta përkrahë përbërjen e qeverisë dhe programin e mandatarit Llushiq. Ndërkaq shoqëria civile pret nga kryeministri i ri që të nderrojë ministrat, të cilët sipas tyre nuk kanë pasur vullnet politik për t'u ballafaquar me korrupsionin dhe për ta luftuar atë.

Autor: Vera Katana
Redaktor: Pandeli Pani