1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konsultime mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Gjeorgjisë për tejkalimin e konfliktit në Kaukaz

Në bisedimet e Gjenevës të pranishëm në tryezën e bisedimeve do të jenë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara. BE shpreson sinjale pozitive nga Rusia.

default

Vëzhguesit e OSBE-së në Gjeorgji

Negociatat në Gjenevë janë të parat në serinë e takimeve të parashikuara. Fillimisht ishte planifikuar një takim i presidentit të Francës dhe Rusisë, por është vendosur që takimi i parë të zhvillohet në nivelin e ekspertëve. Në një tavolinë do të jenë përfaqësuesit e Rusisë, Gjeorgjisë, SHBA, OKB, BE dhe OSBE-së. Presidenti i Francës, Sarkozi (Nicolas Sarkozy) dhe ai rus Dmitri Medvedev janë takuar javën e kaluar në afërsi të liqenit të Gjenevës dhe kanë biseduar për gjendjen në Gjeorgji.

Para negociatave të ditës së mërkurë, janë takuar të martën në mbrëmje edhe udhëheqësi i OSBE-së, Aleksander Shtub (Alexander Stubb), ministri i jashtëm francez, Kushner (Bernard Kouchner) dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon.

EU Außenministertreffen in Luxemburg, Alexander Stubb, Bernard Kouchner

Aleksandër Shtub dhe Bernard Kushner

Shtub tha në fund se ky është bashkëpunimi i parë konkret i OKB, BE dhe OSBE-së për stablizimin e gjendjes në Gjeorgji. „Pse nuk e bëjmë këtë në nivelin më të lartë të mundshëm? Sepse e dimë që ky është një proces i gjatë dhe është më mirë që të punojmë në nivelin e diplomatëve. Prandaj edhe jemi këtu dhe duam të dëshmojmë tërë përkushtimin tonë për këtë cështje.“

Qëndrimet e partnerëve në negociata

Takimi do të jetë i karakterit plenar, ndërsa në fund do të krijohen dy grupe. Do të trajohen temat si siguria, stabiliteti dhe problemi i refugjatëve. Gjeorgjia është e interesuar për rivendosjen e integritetit territorial, që do të thotë se trupat ruse duhet të tërhiqen nga Abhazia dhe Osetia Jugore. Mirëpo Rusia e ka njohur ndërkohë pavarësinë e këtyre dy republikave.

Georgien Russland russische Truppenrückzug von Karaleti

Trupat ruse tërhiqen nga Karaleti. Gjeorgjia synon rivendosjen e integritetit territorial.

Profesori Marcelo Kohen thotë se këto dy republika do të jenë edhe problemi kryesor në negociata: „Çështja fundamentale është, nëse Abhazia dhe Osetia Jugore janë shtete të pavarurua apo pjesë të Gjeorgjisë. Partnerët në negociata kanë qëndrime diametralisht të kundërta për këtë.“

BE të martën rikujtoi edhe një herë se prej armëpushimit deri te këto negociata kanë kaluar vetëm pak javë. André Liebich, profesor i historisë së politikës ndërkombëtare në Gjenevë, nuk mendon se do të ketë një marrëveshje të shpejtë. „Në konflikte të tilla nuk duhet të kesh iluzione se do të zgjidhen shpejt. Konflikti i Irlandës Veriore ka zgjatur 24 vjet, ndërsa ai në Qipro më shumë se 30. Janë këto konflikte që nuk zgjidhen për një ditë, në qoftë se nuk vendoset për ndërhyrje ushtarake.“

Se në çfarë forme do të prezantohen përfaqësuesit e Abhazisë dhe Osetisë Jugore në negociata, ende nuk është e qartë. Gjeorgjia ka refuzuar pjesëmarrjen e tyre në negociata.

  • Data 15.10.2008
  • Autor Pascal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZru
  • Data 15.10.2008
  • Autor Pascal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZru